Laçi, sa shumë vuajtje për 3 pikët në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e trajnerit Armando Cungu fiton 2-1 ndaj Flamurtarit të mbetur me 10 lojtarë. Sa shumë vuajtje për një fitore, e për më tepër, ndaj një kundërshtari që ka rënë edhe matematikisht nga Kategoria Superiore dhe sezonin e ardhshëm do të luajë një nivel më poshtë. Kështu mund të përmblidhet ajo fitore që Laçi arriti të dielën ndaj Flamurtarit, që për më tepër, luajti për thuajse 70 minuta me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të futbollistit brazilian Olivera, i cili bëri një gjest antisportiv duke goditur me shkelm kundërshtarin Shehi, në minutën e 22-të.

Përtej përpjekjeve të kurbinasve dhe epërsisë numerike në fushën e blertë, pjesa e parë do të mbyllet me rrjeta të paprekura. Në pjesën e dytë, pas vetëm 5 minutash lojë, skuadra e trajnerit Armando Cungu ka arritur të fitojë një 11-metërsh, që shndërrohet në gol nga Nuabueze. Por Flamurtari do të reagojë, ndonëse me një lojtar më pak dhe do ta vërë seriozisht në vështirësi skuadrën vendase, duke arritur madje të gjejë golin në minutën e 61-të, kur Ardit Hoxhaj shtang kurbinasit, duke mposhtur portierin Stazhilla me një goditje nga jashtë zonës.

Minutat e mbetura do të jetë një dialog midis sulmit vendas dhe portierit Moçka, i cili bën gjithçka për ta mbajtur të paprekur rrjetën e tij. Por, 13 minuta para fundit, edhe ai dorëzohet, pasi Turkaj kalon sërish në epërsi kurbinasit. Pas goditjes nga këndi, mbrojtësi goditi saktë me kokë duke tundur rrjetën. Ndonëse e kërkon edhe golin e 3-të, Laçi nuk ia del, por sidoqoftë kënaqet me fitoren 2-1, që e ngjit përkohësisht në vendin e 3-të të renditjes, në pritje të ndeshjeve të së hënës./Fjala.al

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV