“Martin Camaj dhe Ernest Koliqi agjentë të Sigurimit të Shtetit, të UDB-së, të CIA-s të SIM etj”, Auron Tare përmbys historinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy korifenjtë të letërsisë shqip te Martin Camaj dhe Ernest Koliqi rezultojnë se nuk kanë qenë engjëj. Të paktën sipas një studimi të studiuesit të njohur Auron Tare, aktiviteti i tyre në fushën e letrave ka qenë i përzierë me veprimtari spiunazhi. Tare sapo ka publikuar ditët e  fundit një studim me 35 faqe në revistën “Peizazhe të Fjalës” drejtuar nga Ardian Vehbiu, i cili nga ana e vet e vlerëson jashtë mase dokumentimin e fakteve dhe konkluzioneve.

Ky punim në fakt është një tronditje e madhe për kulturën dhe letrat shqipe pasi mendohej që si Camaj dhe Koliqi ishin dy antikomunistë që e kundërshtuan regjimin me veprat e tyre dhe me aktivitetin e tyre dhe që pritet të shkaktojë shumë debat. I kontaktuar nga grupi mediatik “Fjala”, Auron Tare tha se ky studim është një punë disa vjeçare në disa arkiva në Shqipëri, Amerikë dhe Itali dhe së bashku kanë sjellë një anë të panjohur të dy letrare të njohur.

Historia e Martin Camaj nis më 5 maj 1948 kur u arrestua si mësues në fshatin Prekal të Malësisë së Madhe. Kur u soll në Shkodër ai u bë pjesë e Sigurimit të Shtetit me pseudonimin Bregu i kuq, madje sipas studiuesit Auron Tare ai ka dhënë dëshmi kundër disa personaliteve të kohës që njiheshin si antikomunistë si Padër Fausit. Vetëm 5 ditë më pas ai lirohet dhe Sigurimi e dërgon në Jugoallsvisti i arratisur. Vetëm dy vjet më pas CIA e kishte në vazhdim si agjent të UDB-së.

Kjo u bë me arsyen e një dyshimi sipas të cilit mësuesi nga fshati arriti të marrë bursë studimi në Universitetin e Beogradit. Vetëm 1 vit më vonë Martin Camaj martohet me studenten serbe Nina Bogdanoviç, vajza e ish-nënkryetarit të baskisë së Beogradit. Ka disa fakte që sipas studiuesit Tare edhe pse nuk konfirmohen ndryshime. Martesa ishte civil edhe jo kishtare. Një dyshim i fortë ishte se pushimet çifti i kalonte në një resort pushimi dimëror Zlatibori që jo studentët nuk e kishin mundësinë por as nivele të mesme nuk u shkonte mendja.

Gjithnjë sipas Tares nisja punë e Camaj në Radio Beogradin nuk është thjesht një dyshim. Pjesëmarrja e tij në Komitetin e Prizrenit është kompromentuese. Sipas Tares ky ishte një vegël e përdorur nga UDB. Këtu historia e Camajt merr një krehës sepse ai shkon nga Beogradi në Romë dhe takohet me Ernest Koliqi. Këtu nis një tjetër aktivitet agjenturor në shërbim të shërbimit sekret italian, CIA dhe atij gjerman. Më pas Camaj shkon në Gjermani por pa humbur kontaktet me Koliqin.

Lexo edhe :  “Brenda 2028, mbyllen legalizimet”, Rama: Në Theth nuk do lejohen resorte!

Martin Camaj është shkrimtar i njohur. Ai lindi në Temal të Dukagjinit më 21 korrik të vitit 1925; vdiq më 12 mars të vitit 1992 në Mynih. Ishte shkrimtar dhe albanolog, një figurë e madhe e letrave dhe pedagogjisë shqipe. Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhandër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza. Vëllimi i tij i parë me varg klasik “Nji fyell ndër male”, Prishtinë 1953 (Një fyell ndër male), dhe “Kânga e vërrinit”, Prishtinë 1954 (Kënga e lëndinave), u frymëzuan nga banorët e zonave ku lindi, malësorët e veriut, mbas të cilëve qëndroj shumë i afërt shpirtërisht edhe mbas shumë e shumë viteve në mërgim dhe pamundësia për t’u kthyer. Këto u ndoqën nga “Djella”, Romë 1958, një novelë me disa vargje mbi dashurinë e një mësuesi me një vajzë të re. Përmbledhja e poezive “Legjenda”, Romë 1964 dhe “Lirika mes dy moteve”, Munich 1967, kishte disa poezi nga “Kânga e vërrinit”, që u ribotuan në “Poezi” 1953-1967, Munich 1981.

Ernest Koliqi është shkrimtar i njohur. Lindi në Shkodër, i biri i Shan Koliqit dhe i Ages së Cuk Simonit, nga lisi i tamblit ishte nip Parrucejsh, familje reshpere shkodrane fort e kamur. Ndërsa lisi i gjakut i tij kishte origjinën prej Lotajve të Shalës së Dukagjinit, e rënë në krahinën e Anamalit rreth vitit 1700 së pari, e pastaj në Shirokë. Prej një të pari i mbeti nofka Kolaj, të cilës iu vendos prapshtesa -iqi prej tregtisë të vazhdueshme me Malin e Zi. Ishte i dyti ndër fëmijët, mbas Mikelit – që do të bëhej i pari kardinal shqiptar. Ernest Koliqi vdiq 15 janar 1975.

Megjithatë është Ardi Vehbiu që në një editorial të shkruar nga ai vetë ka theksuar se në këtë material të Aurtor Tares nuk është provuar dhe nuk provohet përfshirja e Camajt dhe Koliqit në veprimtari kriminale të mirëfillta as në denoncime dhe luftërat e tjera mes shqiptarëve të diasporës.

Gjithsesi kanë filluar edhe debatet nga shkrimtarët dhe stuidiuesit të cilët vlerësojnë krijimtarinë e Camajt dhe Koliqit, por ka edhe nga ata që hedhin kritika./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV