Reforma Zgjedhore/Monika Kryemadhi: Jam pro listave të hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh pro listave të hapura.

E ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Kryemadhi sqaron se në marrëveshjen e arritur më 5 qershor u dakordësua vetëm për 5 rekomandimet e ODIHR-it.

“Ai e di vetë që sot është një demagogji sepse ai e di shumë që ai i pari nuk ka për të krijuar listat e hapura. Ky është një debat që është diskutuar dhe është mbyllur në rezidencën e Ambasadës Amerikan.
Edhe z. Vasili, edhe z. Bylykbashi e kanë bërë shumë të qartë që ta zgjidhë z. Rama me grupin e deputetëve që kërkojnë këtë gjë.
Përsa i takon sistemit do themi ne sistemi danez, po përse jo ai finlandez, pse jo ai suedez? Pra nuk jemi ne, e aq më tepër ky Parlament i sotëm për të vendosur se cili do të jetë sistemi që do të zgjedhin shqiptarët.
Janë shqiptarët ata që do ta vendosin përfundimisht, njëherë e mirë që ndryshimet kushtetuese në Shqipëri nuk mund t’i bëjmë dot më 140 deputetë, të cilët ka mundësi ti blejë kushdo. Ti blejë, ti shantazhojë, ti trafikosh, ti kërcënosh.
Pra mendojmë që ndryshimet kushtetuese duhet të jenë një proces i cili duhet të jetë një proces demokratik në mënyrë që të mos jetë asnjëherë e mundshme krijimi i një infrastrukture diktatoriale dhe totalitare, jo vetëm për politikën, por edhe për ekonominë, arsimin e shumë gjëra të tjera
, tha Kryemadhi.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Begaj pret zyrtaren e DASH: Shqipëria, mbrojtëse e të drejtave të njeriut në OKB

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtaren e Departamentit Amerikan të Shtetit, Rina...

Borrell: Jemi në prag të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme

Sipas një raporti të Associated Press (AP), shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se regjimi ekzistues i sanksioneve të BE-së...

Po kalonte rrugën, makina hedh në erë këmbësorin në kryeqytet (Video)

Një aksident ka ndodhur sot në unazën e madhe të Tiranës, konkretisht, pranë zonës së liqenit. Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur rendë...

“Prisja më shumë nga Rikja”/ Habit Spartak Ngjela, zbulon fituesin e “Big Brother Vip”

Avokati Spartak Ngjela njihet për analizat e tij politike, megjithatë nuk nguron të japë opinione edhe për botë ne spektaklit dhe show-bizz. Teksa ishte i...

Spiropali-Berishës dhe Metës: Hani thana, ndaj Altin Dumanit dhe SPAK

Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja Elisa Spiropali, ka shënjestruar ish-kryeministrin Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ajo u shpreh se të dy këta politikanë,...

Lajme të tjera

Web TV