Vera e re në fuçinë e vjetër/ Mes Trump-it dhe Biden-it, një betejë shqiptare për garën amerikane

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

https://youtu.be/vZ7biMKEjuI
Prej 150 vjetësh që nisën emigrimin në SHBA, shqiptarët që jetojnë atje kurrë nuk i kanë dhënë kaq shumë vlerë garës presidenciale. Vota duket e papërfillshme për këdo kandidat në një komunitet tashmë me 300 mijë persona, por ajo votë për shqiptarët duket si të jetë për Shqipërinë. Presidenti actual, Donald Trump, dhe kandidati democrat, Joe Biden, kanë ndezur motorët e fushtës për zgjedhjet e nëntorit, ndërkohë që shqiptarët e Amerikës këtë garë e kanë kthyer në betejë të vërtetë mes tyre. I kanë ndarë kandidatët, sikur të ishin Edi Rama dhe Lulzim Basha, dhe rrjetet sociale kanë marrë flakë nga mbështetja për njërin dhe urrejtja për tjetrin. Janë të shumtë ata që në rrjetet sociale kanë debatuar me aq patos për të mbështeturin prej tyre, sa për nga mënyra se si argumentojnë apo fjalori i zgjedhur të duket se Trump dhe Biden janë shqiptarë. Çezar Ndreu, një aktivist shqiptar i spikatur dhe që e mbështet Trump-in, edhe si përfaqësues tipik i bindjeve të djatha shkruan:

“Trump, për 4 vjet president, ndoshta është presidenti më i provokuar. Patjetër që kërkojnë me kohë ta fusin në konflikt lufte. Ia nisën me Korenë, dështuan. Me Iranin, dështuan. Me Sirinë, po ashtu. I futën dhe Erdoganin si provokim, dështuan. Ia nisën me gripin kinez. E panë që nuk patën sukses. U erdhi në dihmë “Kapitali” i Marksit me teorinë marksiste të revolucionit francez. Është e vetmja që mund të sjellë “sukses” për ta. Asi i fundit është ANTIFA. Sot në Seattle, ANTIFA ka përzënë policinë dhe ka krijuar “Zonën autonome”. Në të njëjtën situatë u ballafaqua edhe Bill Klinton në fillimin e presidencës së tij. Por Bill futi ushtrinë dhe pati shumë të vdekur. Por, po ata të Billit nuk u pëlqen që Trump ta bëjë një gjë të tillë. Bile shkojnë deri aty sa thonë se Trump na qenka një diktator! Ndoshta Zoti e ruan Trump”!

Parid Turdiu, një intelektual nga Tirana, që jeton prej 30 vjetësh në SHBA, por që është shumë aktiv me komentet dhe analizat e tij renditet kundër Trump-it. Statuset e tij janë plot fakte dhe argumente jo pak të forta dhe që shërbejnë si një thirrje për të mos e votuar Trump-in:

“Duket se republikanët kanë filluar ta lëshojnë Trump-in. Flitet për presion ndaj Trump-it që të tërhiqet dhe të zëvendësohet me Pence. Më në rregull është Pence, ndonëse me një damar hipokrizie fetare, por të paktën është kristian, jo fashist. Krerëve republikanë nuk u ka pëlqyer fare lajmi se Rusia paguan në Afganistan për të vrarë amerikanë, se ushtarët janë përgjithësisht bijtë e katundarisë amerikane, ku ata kanë bazën elektorale. Kryetarët e komiteteve të Senatit po angazhohen që do ta gërmojnë çështjen deri në fund dhe, në qoftë se vërtetohet, do t’i kërkojnë Presidentit të ndërmarrë akte serioze shpagimi ndaj Rusisë. Unë: Po vrapojnë minjtë të dalin nga anija që po mbytet. Vetem Trump-istët shqiptarë do të mbyten me anijen”.

Beteja shqiptare në SHBA për mbështetjen ose jo të kandidatëe vijon me faktin se cili president dhe i cilës forcë politike në SHBA ka bërë më shumë për Shqipërinë. Në një koment, një shqiptar i Amerikës jep këtë arsyetim:

“30 vjet demokraci në Shqipëri, Partia Republikane ka bërë:1. Rrëzohet komunizmi (Bush1) 2. Shqipëria hyn në NATO (Bush 2) 3. Kosova e Pavarur  (Bush 2) 4. Ekonomia e Shqipërisë në rritje.

Partia Demokratike ka bërë: (Clinton, Obama) 1. Revolucioni komunist 1997.  2. 21 janari. 3. Ish-Byroja Politike pushtet absolut. 4. Ekonomia kthehet në narkoekomomi. 5. Shqipëria më e varfër se kurrë. Kë duhet të mbështesin shqiptarët, republicans or democrats”?
Debati ndaj tij vijon nga një person tjetër:

Lexo edhe :  Rama me të rinj në Gjirokastër: Ne jemi këmbëngulës por na duhet mbështetje që gjërat të shkojnë në vendin e duhur

“Harrove “pa dashje” që Clinton çliroi Kosovën. Përmende çfarë kanë bërë Bush 1 dhe 2 për Shqipërinë. Por Partia Republikane, me Trump, ka ndryshuar rrënjësisht, aq sa Bush 2 sapo deklaroi që nuk do votojë për Trump”.

Por një takim që pritej të realizohej më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandër Vuçiç, por që në fakt nuk ndodhi, sepse Thaçi u thirr nga Gjykata e Hagës, bëri që të qenit partizan i mbështetësve të Trump dhe Biden të merrte përmasa edhe më të mëdha. Këtu komuniteti i shqiptarëve të Kosovës është hedhur në sulm. Debati shkoi deri atje, saqë një shqiptar që mbështet Biden ka shkruar, duke iu referuar revistës gjermane “Der Spiegel”: Kandidati Joe Biden e ka quajtur Hashim Thaçin, George Washington-in e Kosovës.

Nga e gjithë kjo panoramë, ajo që vlen nuk janë ndarjet mes shqiptarëve për kë do votojnë. Secili zgjedh dhe voton atë që i dëshiron zemra dhe bindet. Por kapërcimi i kufijve për të bërë idhullin apo të urryerin ndaj kandiatëve është një naivitet që nuk vlen. Nëse bëjmë bilanc, Amerika kurrë nuk e ka parë Shqipërinë në pozitat se në pushtet atje ka qenë Partia Demokratike apo Republikane. Ka qenë një president demokrat apo një president republikan. Që nga Thomas Woodrow Wilson e deri më sot, i gjithë pushteti amerikan ka qenë pro Shqipërisë dhe si i tillë borxhet tona nuk ua kemi politikisht partive, por ua kemi të gjitha administratave dhe gjithë politikës amerikane. Në mesazhin e saj ditën e shtunë, në 244 vjetorin e Pavarësisë së Amerikës, ambasadorja Yuri Kim në Tiranë mes të tjerave tha:

“100 vjet më parë, SHBA përdori fuqinë e vet për të mbështetur një Shqipëri të pavarur për t’iu bashkuar Lidhjes së Kombeve në 1920. Presidenti amerikan punoi për të promovuar mirëqenien e përgjithshme të shqiptarëve. Shqipëria në 2009 iu bashkua NATO-s. Që atëherë Shqipëria ka qenë një partner i sigurt për rajonin. SHBA-ja do të vijojë të qëndrojë në krah jush, për ta bërë Shqipërinë një aleate më të fortë dhe më të aftë. Historia ka treguar se SHBA-ja dhe Shqipëria kanë zgjedhur të jenë pranë njëra-tjetrës, krah për krah (këtë frazë madje e tha në shqipe). Ne vazhdojmë të qëndrojmë me ju sot. Dhe do të vijojmë të qëndrojmë me ju nesër, si aleatë”.

Asnjë i huaj, asnjë personalitet botëror, asnjë përfaqësues i diplomacisë së një shteti nuk flet me kaq vlerësim, me kaq respekt dhe me kaq mbështetje për ne shqiptarët. Ndër shekuj e mijëvjeçarë, të gjithë së bashku, fqinjë apo perandori, na kanë sulmuar, na kanë marrë territore, na ka masakruar dhe na kanë poshtëruar. Vetëm SHBA-ja na ka mbështetur dhe na siguron mbështetje pa limit. Asnjë kombi i vogël në rruzull nuk e ka pasur dhe nuk e ka këtë status që nis që nga ngjizja e shtetit dhe vijon ende. Sigurisht, në nëntor çdo shqiptar i Amerikës do të votojë kë dëshiron, por ajo që mund të urojmë ne shqiptarët për SHBA-në nuk do të jetë për Trump, për të fituar mandatin e dytë, apo për Biden, për të fituar mandatin e parë. Për ne shqiptarët vlen i vetmi urim: God bless America!

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Kokaina në Durrës/ Flet administratori i firmës: Jemi komplet të pambrojtur

Një sasi kokaine, prej rreth 200 kilogramësh është sekuestruar këtë të enjte në Portin e Durrësit, pas kontrolleve të...

“Nuk më kthehet gruaja në shtëpi”/ Rama zbulon ‘hallin’ e qytetarit: Më tha nuk ta jap votën sepse…

Kryeministri Rama ka zbuluar në Vlorë një bisedë interesante që ka patur me një qytetar, i cili i ishte ankuar se i kthehej vonë...

Çuçi takime në Memaliaj dhe Tepelenë: PS i fiton zgjedhjet, këtë e di edhe opozita

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokasër dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi ka vijuar takimet elektorale në Memaliaj. Gjatë një bashkëbisedimi me...

“Të dëmshme dhe të pavlera”/ Mozzik i del kundër Qeverisë Kurti

Këto tre ditët e fundit, mbi 15 mijë kosovarë janë futur në Shqipëri, për shkak masave të ashpra që qeveria Kurti ka vendosur, për...

Dogji gruan dhe u vetëvar në pemë, dalin pamjet e makinës ku ndodhi krimi horror (Video)

Publikohen pamjet e makinës ku ndodhi krimi horror ditën e sotme në Kavajë, ku Bilbil Shirja 48-vjeç, i vuri flakën bashkëshortes së tij. Pasi ka...

Lajme të tjera

Web TV