Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar menjëherë pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.
Me anë të publikimit të një video, shihet kryeministri Edi Rama që lavdëronte Kajmakun gjatë fushatës elektorale dhe thoshte se “Gimi është si puna ime”.
Në krah të video-mesazhit, Paloka shkruan se “tani e kanë kuptuar të gjithë, jo vetëm “Gimi”, po gjithë tufa e kriminelëve që u emëruan deputetë e kryetarë bashkie, kanë fytyrën tënde”.
Postimi i plotë
Me gojën e tij: “Gimi është si puna ime…”
Tani e kane kuptuar te gjithë, jo vetëm “Gimi” po gjithë tufa e krimineleve që u emëruan deputete e kryetare bashkie, kanë fytyrën tende.
Bo.Ba/fjala.al