Incidenti në kamp, humb jetën ushtari 20-vjeçar amerikan në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë ka humbur jetën në kampin në Novosellë. Viktima është 20-vjeçari, Alexander Blake Klass nga Willamina e Oregonit.

Lajmin e ka bërë të ditur departamenti amerikan i Mbrojtjes mbrëmjen e të hënës.

Ai ka humbur jetën më 4 korrik në një incident që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur. Departamenti i Mbrojtjes njoftoi se incidenti është duke u hetuar, por nuk dha më shumë hollësi rreth vdekjes së pjesëtarit të Gardës Kombëtare të Oregonit. Njësitë ku shërbente Alexander Blake Klass u vendosën në Kosovë në fillim të muajit mars të këtij viti.

Më pak se 4 mijë trupa, nga të cilët rreth 640 ushtarë amerikanë shërbejnë aktualisht në kuadër të misionit të drejtuar nga NATO-ja në Kosovë.

Muajin e kaluar u shënua përvjetori i 21-të i hyrjes së trupave të NATO-s që i dhanë fund luftës në Kosovë që la pas vetes mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur.

Mbi 200 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV