“Katar 2022”, organizatorët e Botërorit arab shkurtojnë vendet e punës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është kohë krize dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as vendet e pasura e as veprimtaritë madhore sportive. Organizatorët e Kampionatit Botëror të Futbollit në 2022-shin, po shkurtojnë vendet e punës.

Komiteti organizator i këtij evenimenti të madh sportiv, nuk e cituar konkretisht se kjo gjë po bëhet për shkak të pasojave financiare për shkak të epidemisë së virusit korona, por Sekretari i Përgjithshëm, Hasan Al-Thauadi, ka treguar shqetësimin e madh që po vjen nga recesioni global.

Sponsorët e FIFA-s kanë shkurtuar vendet e punës, për shkak të bllokimit të udhëtimeve dhe ndalimit të veprimtarive sportive për shkak të shpërthimit në shkallë globale të epidemisë së virusit “Covid-19”.

Katari ka hapur 3 nga 8 stadiumet që do të përdoren në turneun që do të zhvillohet nga nëntori deri në dhjetor 2022, gjë që do të thotë se duhen më shumë punëtorë të specializuar për të përfunduar infrastrukturën e duhur.

Me vetëm 85% të infrastrukturës së përfunduar, organizatorët e Botërorit 2022 pranojnë se raportet e forcave punëtore duhet të ndryshojnë, teksa duhen specialistë të tjerë për të përfunduar të gjitha stadiumet dhe infrastrukturat e tjera të turneut në Katar.

Numri i saktë i personave që kanë humbur punën nuk është deklaruar. Megjithatë, organizatorët sigurojnë se të gjitha pagat që duhej të merrnin punëtorët e larguar nga puna, janë shlyer.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Ruleta e penalltive i buzëqesh Los Blancos, Real Madrid triumfon ndaj Manchester Cityt

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku...

VIDEO/ Bayern Munich mposht minimalisht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League....

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt, ja sa pacientë trajtohen në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet vetëm tek djemtë ndërsa vajzat janë bartëse të saj....

Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit

Bashkia e Durrësit miratoi ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” aktorin e mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi (pas vdekjes). Sot në qytetin...

“Kërkesa për divorc është bërë nga Besi?” Gazetarja zbulon detaje për ish-çiftin

Disa ditë më parë, ishte Xhensila ajo që përmes projektit të saj muzikor, la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund martesës së saj,...

Lajme të tjera

Web TV