Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti këtë të martë ka deklaruar se shqiptarëve u takojnë 12 institucionet më të rëndësishme të shtetit.
Ndër të tjera ai ka thënë se do të realizohet edhe ëndrra për kryeministrin e parë shqiptar në vendin tonë.
Postimi i plotë
“Idetë e mëdha nuk ka se si të mos jetësohen dhe mos të materializohen sepse edhe ne jemi të këtij vendi. Ore tapi tjetër nuk kemi ne, tapitë tona gjysh mbas gjyshi këtu na i kanë lënë, dhe çohen disa zëra të mekur, zëra që akoma më duken fëmijëror, thonë s’mund të jetë kryeministër shqiptar. Kush janë këto zëra”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Bo.Ba/fjala.al