test

Mbyllet java e 32-të e Kategorisë Superiores, renditja bëhet “breza-breza”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me 3 takimet e luajtura të hënën, ka ulur siparin java e 32-të e Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, e cila ka bërë që edhe renditja të ndahet në disa breza, në përputhje me synimet e skuadrave. Kështu, teksa kanë mbetur edhe 12 pikë në lojë, fitorja 2-1 që arriti në kryeqytet ndaj Tiranës, ka bërë që Kukësi ta shkurtojë në 6 pikë largësinë që e ndan nga bardheblutë kryesues, ndërsa po aq i ndajnë verilindorët nga Teuta.

Kjo e fundit ka arritur një fitore minimale, por mjaft të vyer, në fushën e vet ndaj Skënderbeut, ku vendosi goli i Kallakut, por ku vëmendja kryesore ishte tek mesfushori Emiljano Vila, i cili dy ditë më parë humbi babanë, por u kthye të luante për skuadrën, duke qenë protagonist edhe në golin e shënuar. Bregdetarët tanimë janë ngjitur në vendin e 3-të, me 53 pikë, një më tepër sesa Laçi, dhe të dyja skuadrat përbëjnë atë që quhet dueti që plotëson zonën e Evropës.

Siç dihet, përveç kampiones, që shkon në Ligën e Kampioneve, vendit të dytë dhe vendit të 3-të që shkojnë automatikisht në Ligën e Evropës, edhe vendi i 4-t, që mbahet nga kurbinasit, mund të shkojnë në veprimtarinë e dytë të klubeve të kontinentit, duke qenë se 3 nga 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë mbajnë 3 vendet e para të renditjes në kampionat.

Ndërkaq, hendeku prej 4 pikësh, që ndaj Laçin nga dy ndjekëset më të afërta, Partizani dhe Skënderbeu, po duket gjithnjë e më i vështirë për t’u ngushtuar.
Korçarët u mundën minimalisht në Durrës, duke u dhënë mundësi të kuqve kryeqytetas të ngjiteshin mbi ta, në vendin e 5-të, edhe me atë pikë të vetme të vështirë që morën në Ballsh ndaj skuadrës vendase. Por si për Partizanin, ashtu edhe për Skënderbeun, shpresat po bëhen gjithnjë e më të vakta për të shpresuar Evropën. Atë e synon në fakt, nëpërmjet derës së prapme, Bylisi, që e ka fituar 2-1 atë ndeshje të parë të shumëpërfolur të gjysmëfinales me Tiranën.

Lexo edhe :  Digjet Greqia! Më shumë se 300 vatra zjarri brenda 24 orëve të fundit

Por, me pikën e vetme të marrë sonte në shtëpi përballë Partizanit, ballshiotët, tanimë në kuotën e 42 pikëve, ndjejnë nga afër “dihatjen” e Vllaznisë, e cila synon të shmangë vendin e 8-të e bashkë me të, edhe përfshirjen e padëshirueshme në “play-out”, në ndeshjen shtesë që duhet të zhvillojë me të mirën e vendeve të dyta të dy grupeve të Kategorisë së Parë, për të përcaktuar nëse shkodranët do të vazhdojnë të mbeten midis më të mirëve të futbollit shqiptar./Fjala.al

Të fundit

Dhjetëra të vdekur nga vapa në Meksikë: 4 herë më vdekjeprurëse!

Vala e të nxehtit po përhap probleme të mëdha kudo nëpër botë. Sakaq, në Meksikë temperaturat e larta kanë marrë...

Çmimi letrat Kadare 2024, shkrimtari i ri Dionis Prifti shpallet fitues me shumicë votash

Dionis Prifti shpallet fitues i edicionit të dhjetë të Çmimit letrar KADARE 2024, me romanin “Dy javë nën balonë” Në përputhje me Statutin e Çmimit...

Iu gjetën 19 doza kokainë dhe 2 mijë € cash, arrestohet në Milano reperi shqiptar 

Një reper shqiptar i njohur me emrin Daxter, është arrestuar nga policia italiane në Milano, pasi shpërndante kokainë. Sipas mediave italiane, pasditen e 20 qershorit,...

Veliaj me socialistët: I shohim njerëzit në sy për punët e bëra dhe premtimet e mbajtura

“Fakti që rritemi çdo vit në Laprakë, i dedikohet punës së palodhur”. Kjo ishte deklarata e Drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Tiranës,...

Ben Affleck më në fund zbulon pse është gjithmonë i trishtuar nëpër foto

Shumë prej fotove të tij janë bërë meme për shkak të portretit të trishtë që shpesh Ben Affleck shfaq në foto të shkrepura nga...

Lajme të tjera

Web TV