Pandemia godet besimin në ekonomi, niveli më i ulët nga 2002

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë publikon raportin për tremujorin e dytë 2020, rënia deri në 65,0%

Nga Ornela Bereti

Besimi në ekonomi nga bizneset dhe konsumatorët bie në nivele minimale historike, për shkak të pandemisë COVID-19. Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) gjatë tremujorit të dytë shënoi nivelin më të ulët historik, që prej fillimit të matjes së tij në vitin 2002.

Besimi në ekonomi, që përcakton edhe sjelljen e konsumatorëve shënoi nivelet më të ulëta në kohë. Të dhënat janë bërë të ditura nga Banka e Shqipërisë, e cila bën të ditur se treguesi i besimit në sektorin e industrisë (TBI) thelloi rënien gjatë tremujorit të dytë, duke rezultuar 24,0 pikë përqindje më poshtë nivelit të një tremujori më parë.

TBI-ja ra nën mesataren afatgjatë të saj, për të parën herë pas 6 vitesh, dhe shënoi nivelin më të ulët historik. Kontraktimi i fortë i treguesit i atribuohet kryesisht rënies së balancës së prodhimit, me 50,7 pikë përqindje, dhe në një masë më të vogël, rënies së balancës së kontratave porositëse, me 28,9 pikë përqindje.

Komponenti tjetër përbërës i TBI-së, balanca e gjendjes së inventarëve, kontribuuoi në kahun rritës për dinamikën e treguesit. Rënie të ndjeshme shënuan edhe balanca të tjera të vrojtimit të industrisë, si gjendja financiare, kontratat porositëse nga eksportet, pritshmëritë për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm, po ashtu edhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve.

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve rezultoi rreth 64,0%, niveli më i ulët historik. Ndërkohë, balanca e pritshmërive për ecurinë e prodhimit në tremujorin e ardhshëm u përmirësua lehtësisht.

Sektori i ndërtimit

Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) ra me 29,5 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë, duke u zhvendosur edhe më poshtë mesatares së tij historike. Tkurrja e fortë e TBN-së pasqyroi kryesisht rënien e balancës së aktivitetit ndërtues me 50,7 pikë përqindje. Në kahun rënës kontribuuoi edhe balanca tjetër formuese e TBN-së, kontratat porositëse, ndonëse rënia e tyre me 8,3 pikë përqindje gjatë tremujorit rezultoi relativisht më e zbutur.

Balancat e tjera të vrojtimit për këtë sektor, si gjendja financiare, punësimi dhe pritshmëritë për tremujorin e ardhshëm, si edhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve shfaqën gjithashtu dinamika rënëse gjatë periudhës në analizë. Rënia tremujore e shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve në nivelin e 56,6%, e zhvendosi treguesin nën mesataren historike, me 7,3 pikë përqindje.

Lexo edhe :  DW: Spitalet e mëdha në Gjermani, në kufijtë e kolapsit financiar

Shërbimet

Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve (TBSH) shfaqi tkurrjen më të fortë midis treguesve të besimit gjatë tremujorit të dytë, me 56,6 pikë përqindje, duke shënuar edhe nivelin më të ulët historik (Grafik 4). Përkeqësimi i TBSH-së pasqyroi rënien e të dy komponentëve përbërës të tij, balancës së ecurisë së biznesit, me 58,0 pikë përqindje, dhe balancës së kërkesës, me 55,3 pikë përqindje.

Rënie shënuan edhe balancat e tjera të vrojtimit në sektorin e shërbimeve, si gjendja financiare, punësimi dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve qëndroi pranë vlerës 70,2%, rreth 6,0 pikë përqindje poshtë mesatares historike të saj. Ndërkohë, pritshmëritë e bizneseve të shërbimeve për ecurinë e kërkesës dhe punësimit në tremujorin e ardhshëm rezultuan të përmirësuara.

Tregtia

Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë (TBT) u tkurr me 19,8 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë, duke shënuar minimumin historik për kohën e kryerjes së vrojtimit të besimit në këtë sektor. Dinamika rënëse e TBT-së u përcaktua pothuajse tërësisht nga rënia e balancës së ecurisë së biznesit me 38,4 pikë përqindje, në një kohë që rënia e balancës tjetër formuese, pritshmëritë për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm, rezultoi relativisht më e lehtë.

Edhe balancat e tjera të vrojtimit në tregti, si gjendja financiare, punësimi dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve shënuan rënie. Bizneset e përfshira në aktivitetet tregtare rezultojnë të kenë shfrytëzuar kapacitetet e tyre prodhuese me normën më të ulët të shënuar në kohë, rreth 65,0%. Ndërkohë, balanca e pritjeve për ecurinë e biznesit në tremujorin e ardhshëm shfaqi përmirësim.

Besimi i konsumatorit në nivelin më të ulët historik

Treguesi i besimit konsumator thelloi tendencën rënëse gjatë tremujorit të dytë, duke shënuar gjithashtu nivelin më të ulët historik në kohë.

Rënia e TBK-së me 6,3 pikë përqindje pasqyroi përkeqësimin e të katër komponentëve përbërës të treguesit, përkatësisht balancës së situatës së përgjithshme ekonomike të pritur në vend, me 10,0 pikë përqindje, balancës së situatës financiare të pritur të familjes, me 7,9 pikë përqindje, balancës së blerjeve të mëdha, me 6,8 pikë përqindje dhe balancës së të ardhurave dhe shpenzimeve, me 0,8 pikë përqindje.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Lajme të tjera

Web TV