Qindra emigrantë me anije drejt Evropës, ndalohen në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rojet bregdetare të Turqisë thanë se kanë ndaluar një anije që transportonte 276 emigrantë në Greqi.

Një video e publikuar nga media shtetërore turke, tregonte dhjetëra emigrantë të vendosur në hapësira pa ajër të mjaftueshëm.

Emigrantët dhe tetë trafikantë të dyshuar u arrestuan, pak para se anija të fillonte lundrimin nga një port në rajonin perëndimor të Izmirit në Turqi.

Emigrantët, përfshirë 59 fëmijë dhe 46 gra, janë nga Afganistani, Siria, Bangladeshi dhe Irani, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu.

Në Turqi janë rreth katër milionë refugjatë sirianë. Ky vend përdoret nga emigrantët si një prej rrugëve kryesore për të arritur në Evropë.

Ankaraja dhe Bashkimi Evropian nënshkruan një marrëveshje në vitin 2016, sipas së cilës autoritetet turke janë zotuar të luftojnë trafikimin me emigrantë, në këmbim të ndihmës financiare.

Por, Ankaraja akuzon BE-në se nuk po i respekton të gjitha angazhimet e saj.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha në muajin shkurt se do të hapë kufirin me Greqinë, duke shkaktuar një fluks të dhjetëra mijëra refugjatëve.

Fluksi i njerëzve u ngadalësua për shkak të mbylljes së kufijve gjatë pandemisë së koronavirusit. Megjithatë, Athina është shqetësuar me një rritje të numrit të emigrantëve nga Turqia./rel/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Nënën mund ta zëvendësojë edhe ujkonja, po shoqërinë nuk e zëvendëson dot kush

Nga Çapajev Gjokutaj  Mirë e kishe shkruar statusin e sotëm – më tha arkëtarja e marketit, juriste në profesion –...

“Fuqizimi i grave”/ Meta: Gratë në PL do shpërthejnë. Çantat e shtrenjta dhe takat…

Partia e Lirisë po mban tryezën me temë “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave – garanci për një të ardhme më të mirë për...

Protesta e dhunshme para bashkisë Tiranë, tre të arrestuar

Policia e Tiranës ka vë në pranga tre persona pas protestës se dhunshme, që u mbajt një ditë më parë pranë bashkisë së Tiranës. Ata...

Faturat e papaguara të energjisë elektrike, OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm

OSHE Group ka prezantuar skemat lehtësuese deri në fund të vitit 2024, për detyrimet e papaguara të energjisë. Skemat e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve...

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse do vezhgoja një moment të...

Lajme të tjera

Web TV