“S’bëhet byrek me krunde”, Shenasi Rama kritik me PD-në: Do që të marrë pushtetin duke mbledhur plehra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike,nuk e sheh aspak me shpresë platformën e demokratëve për hapje të partisë.

Është pikërisht Shenasi Rama, ai që thotë se nuk mund të bësh byrek me krunde. Sipas tij forcat politike janë marrë vesh për një rrotacion. Por,  në në intervistë për Rtv Ora, Rama sqaron se nuk e sheh as opozitën si zgjidhje politike të mundshme në kushtet e rënda ku ndodhet vendi dhe financat e tij.

Zgjedhjet, thotë ai,  nuk duhet të kalojnë nga gjarpri te hijena.

Profesor Rama thotë se ardhmja e shqiptarëve do të jetë e tmerrshme nëse nuk do të kemi një riformatim të skenës politike dhe nëse Shqipëria do të vazhdojë  të shihet si pazari i Roskovecit.

Është një përpjekje për të marrë pushtetin duke mbledhur plehra. Nuk bëhet byrek me krunde.Janë të gjithë njerëz të stërdiskretituar në të gjitha nivelet në shoqërinë shqiptare. E vetmja armë që kanë është për të thënë jemi ne, nuk ka të tjerë.

PD në aleancë me Ilir Metën dhe Edi Ramën, pra Sali Berisha, Ilir Meta, Lul Basha dhe Edi Rama kanë rënë dakord që të ketë njëfarë rrotacioni politik në të cilin do të jetë rikthimi dhe riciklimi i maskarenjve dhe njerëzve më të ndyrë që ka nxjerrë historia e Shqipërisë.

E kanë pasur rastin me qeveri tre herë dhe kanë bërë atë gjë që ka qenë sjellja më kriminale e mundshme.Nuk mund të pritet që në kushet në të cilat është shteti shqiptar me këta njerëz dhe këto agjenda të ketë një ndryshim për të mirë.

Nëse njerëzit kërkojnë të bëjnë zgjidhjen më të vogël dhe ti japin besim dhe shpresë të ashtuquajturave struktura qesharake, karagjoze, të papjekura, jo profesionale, të lidhura me krimin dhe vegla të krimit sepse aq dosje sa ka PS ka LSI dhe PD, atëherë ata njerëz do të bëjnë një ndër gabimet më të pafalshme në historinë e tyre.

Jini në buzë të greminës, keni rënë në greminë, problemi është a do të vdisni apo do të vriteni më keq. E vetmja zgjidhje në këto kushte është një debat mbarëpopullor, rishikim, rikonsiderim i interesit jetik të shoqërisë shqiptare.

Përndryshe nëse Shqipëria do të shihet si pazari i Roskovecit e ardhmja me të cilën do të përballeni do të jetë një e ardhshme e tmerrshme.Pasojat do të shihen shumë shpejt, por zgjedhjet nuk duhet të kalojnë nga gjarpri te hijena.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

VIDEO/ Flamuri i PD-së “hyn” me dron në shtëpinë e BBV, mesazh për Luizin

Luiz Ejlli, i konsideruar si ‘luani’ i këtij edicioni të Big Brother VIP, siç duket do të jetë edhe...

VIDEO / Plas sherri mes vajzave në emision: Kujdes me mu se t’i thej gishtat!

Gisela dhe Briki janë dy nga konkurrentet në emisionin “Përputhen”, ku djem dhe vajza mblidhen për të gjetur shpirtin binjak. Megjithatë, jo gjithmonë dashuria triumfon,...

“Plani i fshehtë për arrestimin e Dakos”/ Ish-drejtuesi i policisë tregon skemën

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarrmataj tha në emisionin Now në Euronews Albania se në kohën kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm ishte përgatitur...

Para pak muajsh mundi kancerin/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur aktorja meksikane

Rebecca Jones, aktorja e njohur meksikane, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare herët në mëngjesin e sotëm. E njohur për rolin e saj si antagoniste në...

Shkolla e Policisë “përjashton” ekselentët/ S’lejohen ata mbi 30 vjeç apo që mbajnë syze

Në muajin shkurt 2023, Policia e Shtetit, njoftoi se janë hapur 300 vende vakante për punonjës policie. Kandidatët duhet të paraqiteshin deri më 15...

Lajme të tjera

Web TV