test

Vetëflijimi/Pastori i kishës ku shkonin motrat Josifi: Kisha vite pa i parë, i vizitonin persona me kostum

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pastori i Kishës Ungjillore, Fitor Muça, është shprehur se ngjarja e vetëflijimit të familjes Josifi është e perceptueshme dhe tronditëse për opinionin shoqëror.

Muça në fjalën e tij ka theksuar se në Bibël nuk ka asnjë rresht ku të thuhet se për të fituar ringjalljen duhet të vetëflijohesh.

Gjithashtu ai është shprehur se historia e familjes Josifi i ka fillesat që me vdekjen e kryefamiljarit të tyre, vite më parë në Përmet.

Sipas tij ardhja e tyre në Tiranë nuk i ka lënë pas problemet ato kanë ardhur bashkë me to.

“Jeta e tyre ka shkuar në peripeci të mëdha babai i tyre ka kryer vetëvrasje, unë besoj se ka pasur një lëkundje të fuqishme, në besim te kulti që shkonin më parë dhe sapo erdhën në Tiranë, nga informacionet e marra se ato kanë 6 vite që nuk kanë pasur kontakt me Kishën Ungjillore, mësova se ato kishin vizituar shumë kisha për të gjetur vendin dhe duket se gjatë kësaj kohe kanë pasur përplasje doktrinash dhe unë mendoj se kanë kërcyer për të zgjidhur problemet e tyre.

Mendoj se problemet e tyre i kanë marrë me vete, nëse dukeshin të gëzuara nga jashtë brenda duket se e kanë vuajtur këtë gjë. Pasi kanë ikur nga ne ato janë kthyer në shtypin e tyre dhe siç thuhet janë vizituar nga persona me kostum. Por jam i bindur që prokuroria do të hetojë një ngjarje të tillë”, ka thënë Muça, nga emisioni “Abc-ja e Mëngjesit”.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nëse do të ishin besimtare të Kishës Ungjillore ato do të ishin gjallë sot, ndërsa refuzimi që ato i kanë bërë ndihmës së ofruar tregon se diçka fshihet pas kësaj. Sipas tij, është një ngjarje për të cilën prokuroria duhet të hetojë.

Lexo edhe :  Veliaj 'thumbon' demokratët/ Bëmë jo vetëm Unazën, por fituam me 60% të votave

“Nuk dua të mendoj që prokuroria do të rrijë në heshtje që kalon përtej një vetëvrasje të zakonshme që të mbash një kufomë për 15 muaj në shtëpi është e padëgjuar, mumifikimi nuk njihet në doktrinën e krishterë. Nga pamjet e shtëpisë nuk kemi dalluar gjë e rëndësishme është që të mos retushohen ato që janë shkruar ose ato që i kanë shkruar duhet që tu shkohet deri në fund një gjë të tillë. Unë nuk e kam problem që ato kanë frekuentuar kishën ungjillore.

Në rastin konkret i thonë se kanë kaluar 6 vite që ato kanë zbritur në një stacion dhe nga ky moment ato kanë ndërprerë çdo gjë në lidhje me ne. Refuzimi i tyre për të pranuar ndihmë do të thotë se fshihet diçka nga pas, por nëse ato do të kishin udhëtuar me ne sot do të ishin gjallë”, është shprehur pastori./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dhjetëra të vdekur nga vapa në Meksikë: 4 herë më vdekjeprurëse!

Vala e të nxehtit po përhap probleme të mëdha kudo nëpër botë. Sakaq, në Meksikë temperaturat e larta kanë marrë...

Çmimi letrat Kadare 2024, shkrimtari i ri Dionis Prifti shpallet fitues me shumicë votash

Dionis Prifti shpallet fitues i edicionit të dhjetë të Çmimit letrar KADARE 2024, me romanin “Dy javë nën balonë” Në përputhje me Statutin e Çmimit...

Iu gjetën 19 doza kokainë dhe 2 mijë € cash, arrestohet në Milano reperi shqiptar 

Një reper shqiptar i njohur me emrin Daxter, është arrestuar nga policia italiane në Milano, pasi shpërndante kokainë. Sipas mediave italiane, pasditen e 20 qershorit,...

Veliaj me socialistët: I shohim njerëzit në sy për punët e bëra dhe premtimet e mbajtura

“Fakti që rritemi çdo vit në Laprakë, i dedikohet punës së palodhur”. Kjo ishte deklarata e Drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Tiranës,...

Ben Affleck më në fund zbulon pse është gjithmonë i trishtuar nëpër foto

Shumë prej fotove të tij janë bërë meme për shkak të portretit të trishtë që shpesh Ben Affleck shfaq në foto të shkrepura nga...

Lajme të tjera

Web TV