Këngëtarja shqiptare pozitive me virus: Kisha këto simptoma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur Adelina Thaçi ka bërë me dije se ka rezultuar pozitive me koronavirusin Covid-19.  Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja tregon se është një e infektuar asimptomatike.

Ndërkohë gjithashtu këngëtarja ka apeluar për të gjithë që të mos e fshehin që janë me këtë viti pasi rrezikojnë të tjerët.

Reagimi i këngëtares:

”Të dashur miq e familjarë. Pas kaq muajve të kujdesit maksimum nga ky virus, pa dalë asnjëherë pa maska, pa dorëza, besa tre muajt e parë as nga shtëpia. Në mesin e kësaj popullate kemi kaq shumë njerëz të papërgjegjshëm që i hasim dhe e fshehin infeksionin pa asnjë fije turpi.

Unë hasa në këto simptoma, para dy ditësh:

Lodhje të madhe të trupit; Dhembje të syve lartë, poshtë, anash, dhimbje koke dhe qafe. Unë s’kam humbje të shijes e as të nuhatjes, jo kollë.

Temperaturë 37.5.

Pra këto ishin simptomat e mia.

Dhe e bëra testin, ku para pak çastesh më rezultoi pozitiv.

Ju lutem mos e fshihni që jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtëse, e ju njerëz që e fshihni duhet marrë me ju ardhë, e që e di që jeni të shumtë!”, ishte mesazhi i përcjellë nga këngëtarja Adelina Thaçi, pas lajmit se është prekur nga Covid./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Daron Acemoglu: Inovacioni teknologjik nuk është i barabartë me prosperitetin

Studiuesi turko-amerikan zbërthen klishetë. Ai argumenton se kapitalizmi bazohet në idenë e gabuar që qeniet njerëzore duhet të konsumojnë,...

20 mënyra si bizneset mund të përfitojnë nga punësimi i shpejtë e cilësor

Punësimi me shpejtësi po bëhet shpejt qasja standarde në tregun e sotëm të punës, sipas njohurive nga Zip Recruiter. Përmirësimi i procesit të rekrutimit...

Dita e Librit, mes leximeve dhe trëndafilave

nga Mauretta Capuano   Takime me shkrimtarë, lexime, prezantime librash, lexime të përbashkëta, emisione, konferenca. Po shpërthejnë iniciativat për Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së...

Pa dieta strikte, 5 rregulla të arta për të qëndruar në formë

Për t'u ndjerë në harmoni me veten dhe për t'u ndjerë mirë me trupin tonë, strategjia kryesore është të bëjmë gjithçka duke synuar ekuilibrin,...

Vendi im e di se çfarë ndodh kur bëni një marrëveshje me Rusinë

Nga Paula Erizanu   Gjithnjë e më shumë njerëz, përfshirë Papa Françeskun, po i kërkojnë Ukrainës të heqë dorë nga mbrojtja dhe të ulet në tryezën...

Lajme të tjera

Web TV