Meta pret koordinatorin rezident të OKB: Mirëqeverisja dhe sundimi i ligjit prioritete kryesore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Koordinatorin Rezident të OKB-së dhe Përfaqësues i Përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin në Shqipëri, Brian Ëilliams.

Në një të tij në ‘Facebook’, Meta shkruan se duke ju referuar faktit se ky vit shënon 75-vjetorin e themelimit të KB, që përkon edhe me 65-vjetorin e pranimit të Shqipërisë në OKB, sugjerova për të punuar së bashku për një kalendar aktivitetesh, jo vetëm për të përkujtuar këto ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë një bilanc të bashkëpunimit të shkëlqyer të Shqipërisë me OKB-në.

“Ndamë të njëjtat vlerësime se mirëqeverisja dhe sundimi i ligjit; zhvillimi i një ekonomie gjithëpërfshirëse dhe e gjelbër; dhe investimi në kapitalin njerëzor duhet të mbeten prioritete kryesore të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për Shqipërinë.” -shkruan Meta në postimin e tij.

 Postimi i plotë:
Prita sot Koordinatorin Rezident të OKB-së dhe Përfaqësues i Përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin në Shqipëri, z.Brian Ëilliams, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në vendin tonë.

E falenderova për bashëpunimin dhe asistencën që agjencitë e OKB-së në Shqipëri kanë dhënë nën koordinimin dhe drejtimin e tij në fusha të rëndësishme të jetës ekonomike e sociale të vendit.
Vlerësova reformat e guximshme të ndërmarra në Sistemin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin, me qëllim ofrimin e një asistence më efektive, me më pak burokraci dhe me më shumë fokus tek njerëzit, si dhe implementimin e tyre me sukses edhe në vendin tonë.
Theksova rëndësinë e përshpejtimit të arritjeve të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030 për Shqipërinë, që përputhen edhe me objektivin tonë strategjik për integrimin në BE.
Ndamë të njëjtat vlerësime se mirëqeverisja dhe sundimi i ligjit; zhvillimi i një ekonomie gjithëpërfshirëse dhe e gjelbër; dhe investimi në kapitalin njerëzor duhet të mbeten prioritete kryesore të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për Shqipërinë.
Shpreha mirënjohjen për rolin e Agjencive të KB në Shqipëri në promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe ofrimin e mbështetjes për institucionet shqiptare në zbatimin e rekomandimeve të organizmave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Vlerësova gjithashtu synimin për rritjen e investimeve për mbrojtjen sociale.
Në mënyrë të veçantë falenderova Koordinatorin Rezident, z.Ëilliams, si dhe të gjitha agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri për mbështetjen ndaj institucioneve shqiptare dhe shtresave të ndryshme të prekura të popullatës në luftën kundër COVID-19.
Duke ju referuar faktit se ky vit shënon 75-vjetorin e themelimit të KB, që përkon edhe me 65-vjetorin e pranimit të Shqipërisë në OKB, sugjerova për të punuar së bashku për një kalendar aktivitetesh, jo vetëm për të përkujtuar këto ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë një bilanc të bashkëpunimit të shkëlqyer të Shqipërisë me OKB-në. /Ra.My. Fjala.al/

Lexo edhe :  Meta: “Koha për t’u shkundur!” (Video)

 

 

 

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV