Përfituan 38 mijë euro/ “Fjala” zbardh skemën e mashtrimit, ja si funksiononte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet skema e mashtrimit online, ku dy ditë më parë u arrestuan 9 persona dhe një tjetër u shpall në kërkim. Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin përfituan 38 mijë euro duke mashtruar persona të ndryshëm me anë të rrjeteve sociale.

“Më duhet X lekë, mos më pyet për çfarë e kam urgjente, do të të them në një moment të dytë si është puna. Lekët mos mi nis në emrin tim, pasi nuk kam mundësi ti tërheq vetë”, janë këto disa nga metodat që ky grup mashtroi persona të ndryshëm me anë të rrjeteve sociale, nëpërmjet të cilit përfituan plot 38 mijë euro.

Gjithçka zhvillohej në rrjetet sociale dhe viktimat e tyre ishin njerëz të cilët i njihnin dhe e dinin që kishin mundësi për t’ju dhënë shumat e kërkuara.

Burime nga grupi hetimor i thanë “Fjalës” se të mashtruarit mendonin se paratë po ja dërgonin të afërmeve të tyre. Grupi i mashtruesve kishte hakeruar adresat e tyre, të cilët nuk kishin dijeni  për shumat e mbërritura dhe lekët  përfitoheshin nga grupi i mashtruesve.

Hetimet për këtë ngjarje janë ende në vijim, pasi ka dyshime se pre e këtij grupi kanë rënë edhe persona të tjerë.

Nëntë personat e arrestuar të cilët akuzohen për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, janë shtetasit E. A., 29 vjeç, I. Q., 27 vjeç, A. M., 48 vjeç, A. T., 28 vjeçe, N. Sh., 21 vjeç, E. H., 33 vjeçe, A. Sh., 21 vjeç, A. A., 38 vjeç, E. P., 30 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe shtetasi E. K., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Nesër të arrestuarit do të dalin përballë gjykatës për tu njohur me akuzat dhe masën e sigurisë që togat e zeza të kryeqytetit do të caktojnë ndaj tyre./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse...

Bienalja ndriçon ‘natën’ e të burgosurve femra

Pavioni i Selisë së Shenjtë në shtëpinë e burgut femëror Guidecca Nga Roberto Nardi Dy këmbë të stërmëdha dhe të ndotura zbathura ishin pikturuar në murin...

Përkthimi psikologjik i magjisë së eventit Miss & Mister Durrësi 2024

Nga Fatmir Minguli     Të shkruash për ngjarjen e natës së 5 prillit 2024 që u zhvillua në Pallatin e sportit ‘Ramazan Njala” në Durrës  nuk...

Ramazan Hushi me një libër që të vë në mendime

(Rreth romanit “Përmendorja e Djallit”) Shpendi Topollaj Po të nisesh nga ngjarjet që rrokin jo vetëm një qytet tonin pas rënies së komunizmit, por krejt Shqipërinë...

Një “Engjëll” vdekje, ylli argjentinas që vriste gjithkënd me gjakftohtësi

Nga Leonard Veizi Atij i pëlqente aq shumë rreziku, sa mund të rrezikonte deri në fund pa iu dhimbsur asgjë. Nuk ish në peshore as...

Lajme të tjera

Web TV