Po peshkonte me shtizë, gjendet trupi i pajetë i 2 herë kampionit të botës në snowboarding

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota e sportit është në zi pas vdekjes fatale të Alex Pullin, kampioni dy herë i botës në snowboarding.

Pullin u gjet pa jetë në Goald Coast të Australisë, pasi u mbyt teksa po praktikonte peshkimin me shtizë raporton La Vanguardia.

Një zëdhënës i policisë tha se një burrë 32-vjeçar, i identifikuar më vonë si Pullin, nuk u përgjigj kur u tërhoq nga uji dhe vdiq pavarësisht se mori ndihmën  e parë dhe trajtimin e urgjencës.

Aksidenti fatal ndodhi në Palm Beach rreth orës 10:40 të mëngjesit me kohën lokale dhe u gjet më pas nga një zhytës, njoftoi policia vendase.

“Një zhytës tjetër ishte në zonë dhe e gjeti atë në fund të detit dhe tërhoqi vëmendjen e sërfistave aty pranë, të cilët ishin në kërkim të rojeve bregdetare për ta nxjerrë atë.”-tha policia vendase.

I njohur me pseudonimin e Chumpy, Pullin fitoi medalje të arta në garat e snowboarding në kampionatet botërore të La Molina dhe Stoneham 2013.

Agjencia e sporteve dimërore në Australi, ‘Snow Australia’ tha se ishte e tronditur dhe e pikëlluar nga vdekja e Pullin.

“Ngushëllimet tona më të thella për familjen e Alex-it, si dhe për shokët e tij të skuadrës dhe stafin mbështetës. Alex ishte një anëtar i dashur i komunitetit Snow Australia dhe ne do të na mungojë ai shumë”.-deklaroi Snow Australia.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV