Murrizi krerëve të partive: Ju kemi ofruar marrëveshje, por ju doni pazare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit është shprehur se ata po kërkojnë një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, por janë palët e tjera politike që e pengojnë këtë proces pasi duan pazare.

Murrizi është shprehur se nuk do të tërhiqet pasi deri tani Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë bërë ligjet dhe kanë ndryshuar Kushtetutën siç iu ka dashur kokrra e qejfit.

“Halli i madh i kësaj salle janë tenderat. Kam raportin e KLSH përpara, që thotë se mbi 2 mijë tendera i kanë bërë këta. Thotë që MM, MB, Drejtoria e Burgjeve, AKSHI, Infrastruktura, 70% të tenderave i kanë tenderuar me një përfaqësues të vetëm. Trau më i madh është trau që kërkoni t’i vendosni shqiptarëve të kutia e votimit. I cuani votat si ankand, si tender.

Taulant ku je fshehur, hajde këtu, se votat nuk janë ferrave. Thuaji dhe Ramës, Lulit e Monikës, kur keni qenë në këtë sallë bashkë, pa qenë ne tjerët, keni bërë ligje e ndryshuar Kushtetutën sic ju ka dashtë kokrra e qejfit. Unë habitem pse i trembeni aq shumë marrëveshjes institucionale. Ne ju kemi ofruar marrëveshje, ju doni pazare.

Është bërë sport popullor hapja e listave, se ua keni mbyllur kutitë shqiptarëve, ua keni hequr të drejtën e votës, dhe u thoni shkoni e votoni. Zotërinj, koha për pazare besoj se nuk do të jetë kaq e qetë për ju. Ne kërkojmë një kompromis në sinkron me kërkesën e shqiptarëe, ju doni pazare. Pse një marrëveshje të sinqert me ne doni ta quani pazar dhe pesë pazare me ata t’i quani marrëveshje”, tha Murrizi.  /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Sot, më 15 prill 2024, dollari amerikan, blihet me 94.6 lekë dhe shitet me 95.5 lekë. Euro, blihet me 101...

Jemi në epokën e artë të eksplorimit të mbytjeve detare

Thatësira, ngjarjet ekstreme të motit, ndryshimet klimatike dhe përdorimi i teknologjive gjithnjë e më të avancuara po sjellin në sipërfaqe rrënojat e fundosura shekuj...

Jimi Hendrix me Strat-in… “Kitarat ishin zgjatime të tij, pjesë e personalitetit”.

‘Me një Strat mund të sundosh botën!’ Nile Rodgers, Bonnie Raitt dhe John Squire në kitarën elektrike që ndryshoi gjithçka Si e bëri një...

Si e fitoi kuzhinieri spanjoll një linjë telefonike për në Shtëpinë e Bardhë?

José Andrés dërgon kuzhinierë në zonat e fatkeqësive. Ai ka udhëhequr një reagim të ashpër për Gazën kundër Netanyahut që asnjë protestë apo politikan...

Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, bota duhet të veprojë: kriza na kërcënon të gjithëve

Netanyahu donte një konflikt më të gjerë dhe Teherani ka hyrë në grackën e tij. Fuqitë e mëdha duhet ta ndalojnë menjëherë këtë Nga Simon...

Lajme të tjera

Web TV