Pastori i shpjegon rikthimin e njerëzve në jetë, gazetari: Larg qoftë s’e çoj nëpër mend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Termi i ringjalljes sipas riteve fetare është shpjeguar sonte nga Pastori Fitor Muça. I ftuar në studion e “Opinion”, pastori tha se ringjallja do të bëhet e mundur me kthimin e Jezu Krishtit dhe se ajo ekziston vërtet por jo në këtë mënyrë.

Teksa po tregonte se ringjallja ekziston por kjo nuk do të thotë që njerëzit duhet të vetëflijohen, përdori termin ‘ti’, gjë që e trembi Fevziun.

Pjesë nga Intervista

Pastori Fitor Muça: Duket sikur nuk ekziston ringjallja. Do të ishte fatkeqësi që t’i flisnim shoqërisë dhe t’u thonim që nuk ekziston ringjallja. Sepse besimtarët mblidhen dhe festojnë ringjalljen e Krishtit.

Blendi Fevziu: Po është rit fetar, jo se njerëzit besojnë vërtetë që ringjallet Krishti çdo vit….

Pastori Fitor Muça: Kjo është e drejta e çdo njeriu ta besojë. Të gjithë besojnë në ringjallje. Madje ne themi se nëse nuk ekziston ringjallja, e kotë është besimi ynë. Por kjo nuk do të thotë të vdesësh ti, ta çosh vetë…

Blendi Fevziu: Larg qoftë…nuk e çoj nëpër mend.

Pastori Fitor Muça: Më fal, nuk e përdora në termin ti…por në përgjithësi. Personi që dëshiron të bëjë një akt të tillë vetëflijimi duke besuar se do të ringjallet…

Blendi Fevziu: Po nëse beson tek ringjallja, pse të mos e mendojë këtë?

Pastori Fitor Muça: Ja t’jua shpjegoj. Vetëflijimi, vetëvrasja është e ndaluar. Njeriut i ndalohet që t’i marrë jetën dikujt, qoftë edhe vetes.

Blendi Fevziu: Ok në këtë rast vajza vrau veten. Por nëse një njeriu i ndalon zemra dhe e mbajnë në shtëpi, a ringjallet?

Pastori Fitor Muça: Jo

Blendi Fevziu: Po si pra?

Pastori Fitor Muça: Sepse nuk mund të besosh që vdiqe sot dhe do ngjallesh për dy tre ditë…

Blendi Fevziu: Por për një vit?

Pastori Fitor Muça: As për 100 vjet. Ringjallja vjen me rikthimin e Jezu Krishtit.

la.mi./Fjala.al

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV