Vetëflijimi në Kombinat/Gazetari: Femrat e familjes Josifi u ndjenë ‘qytetare të dorës së dytë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Bledi Mane rrëfen se e ka njohur familjen Josifi, teksa e përshkruan atë si një familje model. Duke u kthyer shumë pas në kohë, për Manen, pika e kthesës në familjen e tyre ishte vetëvrasja e babait.

Kurrsesi vdekjen e tij nuk e lidh me fenë, por rrëfen se ai zgjodhi që të largohej në mënyrë tragjike nga jeta për shkak të opinionit të njerëzve, pasi humbi njërin krah.

“Vijmë nga e njëjta zonë. Provincat kanë qenë një familje model, kishin dy vajza shumë të arsimuara, të lexuara, të diplomuara njëra për inxhinieri elektronike tjetra shkenca ekonomike, përfunduan besimtare të verbëra. Shkeca u vu poshtë nga besimi i errët, që ndodh rrallë.

Është një humbje e dyfishtë se kanë humbur në mënyrë çnjerëzore dhe komunitetit do t’i mungojnë. Vdekja e babait të tyre ka goditur fort delikatesën femërore ose qetësinë në familje. Ajo që quhet “figura e babait” një njeri që qëndron në krye të familjes, jo që komandon, por drejton, dhe beson se e ndjera ka bërë edhe rolin e babait. Teprica e një nëne të tillë, në kuptimin që rajoni i Korçës, Kolonja, Përmeti ka shumë femra të forta, por edhe posesive.

Femra që duan të komandojnë financat, që duan të zgjedhin të drejtat e studimit për fëmijët madje edhe partnerit. Modeli grek i prindërimit. Nënat në atë rajon duan të kontrollojnë, të jenë “Big Brother të fëmijëve të tyre.

Babai ishte një mësues i nderuar, por fatkeqësia që i kishte ndodhur në jetë, gjymtimi i krahu dhe jetesa në një provincë ku bulizmi ishte i përmasave të frikshme, mësuesi të shkonte para nxënësve me një krah, mendoni sa dramatike ka qenë në vitet 90, ngarkesa emocionale e ka detyruar të vetëflijohet. S’ka pasur asnjë lidhje me dëshmitarët e Jehovait, janë familje ortodokse, kanë qenë brenda një besimi normal”, tregon Mane në studion e Report Tv.

Lexo edhe :  Turizmi rural dhe bukuritë natyrore shqiptare në fokusin e medias gjermane

Largimi pas vetëvrasjes së babait drejt Tiranës kryeqytet, ku njerëzit janë më mëndje hapur të paktën “në teori”, nuk ndryshoi asgjë, sipas Manes në jetën e tri vajzave të familjes Josifi. Ai thotë se dhe këtu në Tiranë, vajzat nuk arritën që të gjenin veten, që për të, i ka bërë të distancohen nga njerëzit.

“Në Tiranë, fisi i ka ndihmuar shumë ekonomikisht, fillimisht banesa ishte me qira, pastaj e kanë blerë në Kombinat,  por besoj se nuk gjetën veten, janë ndjerë të izoluara, janë ndjerë qytetare të dorës së dytë dhe besoj këtu fillon drama.

Ato vajza të brishta të mirëarsimuara, të edukuara, madje u largua dhe nga puna ku ishte inxhiniere elektronike teprimi i besimit fetar ka rrezatuar edhe në marrëdhënie të punës që e larguan. Shkuan nga tragjedia në tragjedi, marrëdhënia me nënën ka qenë shumë e fortë dhe komanduese”, përfundon Mane në Report Tv.

Si ndodhi ngjarja? Tragjedia e 2 korrikut tronditi opinionin publik. Nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të vdekura në shtëpi, e ndërsa Blerta në gjendje të rënduar. Në dëshminë e kësaj të fundit, Anisa kishte vdekur më 27 prill 2019, pra 15 muaj më parë dhe ajo dhe nëna e saj po bënin sakrifica për ringjalljen e Anisës që kishin lexuar në librat fetare. Ato para 15 vitesh kishin qenë pjesë e Kishës Ungjillore, por prej 6 vitesh nuk shkonin më dhe ritet fetare i kryenin në shtëpi. Në reagimin e Kishës Ungjillore, ato theksonin se çdo fe beson në ringjallje, por kurrsesi nuk predikojnë vetëvrasjen. Për pastorët e Kishën Ungjillore Fitor Muça dhe Akil Pano, pas tyre fshihen sekte satanike.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Merr flakë apartamenti në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë

Një apartament në "Zog të Zi" në Tiranë është përfshirë në flakë paraditen e sotme. Zjarri është izoluar ndërsa raportohet vetëm...

“Romancat fitojnë”/ Rikja ironizon çiftet në BBV3: S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq

Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të madhe nga publiku. Megjithëse tashmë...

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Java e pashkës katolike/ Besimtarët përgatisin vezët e kuqe

Kjo është java e shenjtë e besimtarëve katolikë që kulmon të dielën e pashkës. Kjo e enjte shënon ditë e parë të treditëshit të...

Lajme të tjera

Web TV