BERZH dhe BE rrisin financimet për Bizneset e Vogla e të Mesme në Ballkanin Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bizneset do të mund të përmirësojnë konkurueshmërinë e tyre pas pandemisë së koronavirusit.

  • BERZH dhe BE përgatisin një tjetër paketë financiare për Bizneset e Vogla dhe të Mesme në Ballkanin Perëndimor
  • Programi i parë i përbashkët që do t’i ndihmojë bizneset të tejkalojnë efektet e krizës nga koronavirusi
  • Deri në 70 millionë euro hua nga BERZH  dhe 15 millionë euro fonde nga BE për të nxitur kreditimin

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Europian (BE) po rrisin mbështetjen e tyre për bizneset e vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor duke ofruar financime shtesë në kuadër të krizës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Banka do të ofrojë deri në 70 millionë euro në linja të reja kreditimi për institucionet partnere financiare me qëllim rritjen e kreditimit për bizneset vendase në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. BE do të ofrojë gjithashtu 15 millionë euro për të identifikuar dhe verifikuar paisjet dhe teknologjinë më të mirë në mënyrë që Bizneset e Vogla dhe të Mesme të rrisin konkurueshmërinë e tyre dhe të orientohen drejt një ekonomie të gjelbër.

Vendet e Ballkanit Perëndimor i janë përgjigjur pandemisë se koronavirusit me masa të rrepta të shëndetit publik të cilat kanë sjellë si rrjedhojë një impakt të rëndë ekonomik. Vendet gjithashtu vuajnë nga tkurrja ekonomike globale dhe rënia e kërkesës për produktet e tyre.

BERZH dhe BE përmes “Ekipit Europa” (Team Europe) po i mbështesin bizneset e vogla dhe të mesme të bëhen më konkuruese dhe të kërkojnë zgjidhje inovative për t’u përballur me sfidat e reja. Fondet do t’u sigurojnë bizneseve akses në financime, arritjen e standarteve më të larta të produkteve dhe vendosjen në një pozicion më të favorshëm për të përfituar nga mundësitë e eksportit të ofruara në rajon dhe në tregun europian.

Lexo edhe :  Reshje shiu, stuhi dhe dëborë/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

“Ne kemi marrë një angazhim për t’i mbështetur seriozisht bizneset në këto kohë të vështira,” tha Pierre Heilbronn, Zëvendës President i BERZH për Politikat dhe Partneritetet. “Fondet tona do të ofrojnë mbështetje për rimëkëmbjen, rritjen dhe përgatitjen për të ardhmen, Ky angazhim është gjithashtu një dëshmi për partneritetin e fortë dhe bashkëpunimin me BE në Ballkanin Perëndimor”.

Olivér Várhelyi, Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin tha: “Bizneset e Vogla dhe të Mesme janë jetike për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe janë prekur vecanërisht nga kriza. Kjo është arsyeja pse ne në kuadër të një bashkëpunimi afatgjatë me BERZH në rajon po rrisin mbështetjen ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme- jo vetëm për të siguruar mbijetesën e tyre por edhe për të rritur fleksibilitetin dhe për të hedhur bazat për një rimëkëmbje të qëndrueshme.”

BERZH është një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në Ballkanin Perëndimor. Deri tani, ka investuar 13 miliardë euro në më shumë se 700 projekte në infrastrukturë, SME dhe në ekonominë e gjebër. /Monitor/

Të fundit

“Kjo nuk ndodh”/Meta paralajmëron: Ka një përpjekje për të marrë vulën e P

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ftuar një program televiziv, është shprehur se, ka një përpjekje për...

“Unë nuk them ‘po shefi’…”, Kryemadhi rrëfen konfliktin me Metën: E gjitha nisi

Deputetja Monika Kryemadhi thotë se nuk ka konflikt politik me Ilir Metën, por sipas saj, ky i fundit është merr këshilla të gabuara nga...

Përse ka konflikt politik me Metën? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Deputetja Monika Kryemadhi thotë se nuk ka konflikt politik me Ilir Metën, por sipas saj, ky i fundit është merr këshilla të gabuara nga...

Dhjetëra monumente në Shqipëri në rrezik

18 Prilli shënon Ditën Botërore të Monumenteve, shumë prej të cilave janë në gjendje kritike në Shqipëri si pasojë e degradimit natyror, moskujdesit nga...

“Jam poliagjent i vjetër”/ Meta: E dija i pari që Berisha do shpallej non-grata

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, tha në emisionin “Çim Peka Live”  se në konventën e 27 prillit do të bëhen zgjedhje dhe gjithçka tjetër. “Kemi...

Lajme të tjera

Web TV