Beteja vazhdon/KIZ përshëndesim vendimin e Gjykatës, u tentua të manipuloheshin studentët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme ka reaguar Rektorati i Universitetit të Tiranës duke përshëndetur vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë që rrëzoi kërkesën e një grupi studentësh për pezullimin e procesit zgjedhor në institucionet e arsimit të lartë.

Në reagimin e ashpër të KIZ thuhet më tej se ish-Komisioni Institucional i Zgjedhjeve
është i pavlefshëm, sepse i ka përfunduar mandati, sakaq është i paligjshëm sepse ka uzurpuar kompetencat e Rektorit dhe mbi të gjitha i përbërë nga ish-pedagogë të shkarkuar.

Njoftim i KIZ

Komisioni Institucional Zgjedhor i Universitetit të Tiranës përshëndet vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë që rrëzoi kërkesën e një grupi studentësh për pezullimin e procesit zgjedhor në institucionet e arsimit të lartë.

KIZ për Universitetin e Tiranës e vlerëson këtë vendim si inkurajim në veprimtarinë tonë të deritanishme në funksion të garantimit të një procesi sa më të drejtë, të paanshëm, të ndershëm, transparent, të pavarur nga çdo ndërhyrje e grupeve të ndryshme të interesit që cënojnë demokracinë dhe autonominë universitare, vendim që mbron demokracinë zgjedhore universitare dhe mundëson rotacionin e autoriteteve dhe organeve drejtuese përmes votës së lirë të studentëve dhe personelit akademik përmes një procesi të ligjshëm zgjedhor në universitetet publike në vend.

Ky proces zgjedhor do të jetë edhe garantimi i një sinergjie shumëdimensionale institucionale për përmbyllje të suksesshme të këtij Viti Akademik por edhe një fillim i mbarë për vitin akademik të ardhshëm.

Çdo interpretim tjetër, si ai se është duke u penguar e drejta e zgjedhjeve është një tymnajë të cilën Vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë e shpërndau duke respektuar e ritheksuar parimin e ligjshmërisë së tyre.

Ky Vendim i dha përgjigjen pretenduesve në të kundërt dhe krijoi kushtet ligjore për të ndaluar qendrimin në funksione drejtuese përtej afateve të ushtrimit të mandatit.

Lexo edhe :  Sot miratimi i buxhetit 2024, opozita paralajmëron sërish kaos

I bëjmë thirrje të gjithë trupës zgjedhore të Universitetit të Tiranës që në detyrim të autonomisë dhe të demokracisë së brendshme universitare ta konsiderojmë ushtrimin e të drejtës për të zgjedhur dhe për tú zgjedhur si kontributin më të madh  për rritjen e cilësisë  së veprimtarisë  akademike dhe kërkimit shkencor nga personeli akademik dhe studentët e të gjithë cikleve në Universitetin e Tiranës.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Romeo Veshaj në Big Brother? Donaldi zbulon të vërtetën: Ja çdo bëjë ai në janar

Është përfolur gjatë se do të marrë pjesë në Big Brother VIP 3, por a do të jetë vërtetë...

Turbinat e erës gjejnë një vend të ri, për të qenë më të efektshme

Turbinat e erës kanë gjetur një vend të ri: turbinat do të pluskojnë mbi ujë për të qenë më të efektshme dhe më pak...

Sporti në zi/ Ndahet papritur nga jeta ish-futbollisti i njohur, dyshohet se…

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Kroacia, me ndarjen nga jeta të ish-mbrojtësit 34-vjeçar, Ivan Çelikoviç. Ai së fundmi ishte pjesë e Konavljanin në...

SHBA e injoroi, Berisha: S’kam çfarë të them më…

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur sot të ngarkuarit me punë të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, i cili deklaroi se nuk...

Luhatjet e vazhdueshme të euros dhe dollarit, godasin eksportin e bimëve medicinale

Forcimi i monedhës vendase, leku nuk ka sjellë pasoja pozitive për eksportuesit të cilët i shesin mallrat e tyre me monedhën evropiane. Jo vetëm fasonët...

Lajme të tjera

Web TV