Partizani dhe Tirana, “paqe” në skaje në derbin e frikës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Është mbyllur në barazim 1-1 derbi i 157-të i kryeqytetit, midis Partizanit, i zhvilluar të premten në mbrëmje. Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet ka parë Partizanin të drejtohet në mungesë të trajnerit Adolfo Sormani, mesa duket si masë sigurie pas infektimit të 5 lojtarëve të kuq me koronavirus, të drejtohet nga zëvendësi Renaldo Kalari, por edhe nga Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama.
Loja ka qenë e luftuar, më tepër fizikisht, me të dyja skuadrat më të interesuara për të shkatërruar lojën e njëra-tjetrës dhe vetëm pas 26 minutash është pranë golit Partizani, por është vendimtare ndërhyja e Dokës, që i heq një mundësi të artë shënimi futbollistit të kuq. Partizani do të vijojë të mbizotërojë në lojë dhe vetëm në minutën e 42-të do të vijë një rast i rrezikshëm i Tiranës. Ngo ndërthuret bukur me Kalenë, ky i fundit harkon në zonë për anglezin, i cili nuk i gjen dot kohën topit për të goditur saktë.
Kështu, me rrjeta të paprekura do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë nis më vrullshëm. Brenda 6 minutave të para, fillimisht Solomon shkarkon të djathtën nga jashtë zone, duke vënë në vështirësi Ilion Likën, dhe pastaj Braun e pranon dhuratën e Dokës, por gardiani kuqezi është sërish në pozicion. Bardhebluutë kundërpërgjigjen dhe Hoxhallari krijon iluzionin e golit, në minutën e 54-t, kurse Ngo atë të 11-metërshit 6 minuta më pas.
15 minutat që do të vijojnë më pas janë të tensionuara dhe gjyqtari Hamitaj shpërndan disa kartonë të verdhë, por në të 76-tën, Partizani do të kalojë në epërsi. Tirana rrezikon gjithçka për gjithçka dhe, pasi Ngo ka shpërdoruar një rast të shkëlqyer brenda zone, është pasuesi i golit të Partizanit, Bardhi, që tërheq zvarrë mbrojtjen bardheblu, por vonohet dhe vendimtar është Doka me ndërhyrjen e tij në çastin e fundit. Vijojnë disa zëvendësime dhe jepen edhe 4 minuta shtesë dhe, në të dytën, Tirana shmang katastrofën, duke barazuar shifrat në 1-1 me të riun Muçi.
Nuk ka më kohë dhe mbyllet kështu 1-1 ky derbi, me të dyja skuadrat që ndajnë nga një pikë jo dhe aq të dëshiruar.

Lexo edhe :  Rekomandimi për heqjen e kufizimeve të udhëtimit drejt BE/ Soreca: Lajm i mrekullueshëm për shqiptarët

la.mi/Fjala.al


Të fundit

Vendosi shirit me ngjyra për të mbështetur komunitetin LGBT+, UEFA mbyll hetimin për Nojer

Ka bërë shumë përshtypje ngjyra e shiritit të mbajtur nga Manuel Nojer në këtë Europian. Portieri i kombëtares gjermane...

Krimi makabër/ Ja çfarë bënte Caroline dhe i shoqi pak orë para vrasjes tragjike (Foto)

Mediat greke kanë publikuar një foto, ku shihet 20-vjeçarja Caroline pak para se të vritej nga i shoqi. Në foton e publikuar, shihet bashkëshorti i...

Vetëm 3 të shtruar në spitalin Infektiv, Manastirliu: Të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej COVID-it

Në spitalin Infektiv ka vetëm 3 të shtruar. Lajmin e mirë e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. "Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku...

“Imagjinoni çfarë bëhet atje lart”/ Artan Hoxha rrëfen arrestimin e gjyqtarit dhe trajnerit për trukime

Gazetari Artan Hoxha, ka treguar gjatë emisionit “Top Arena” ngjarjen ku u arrestuan një trajner dhe një gjyqtar për trukim ndeshje në Kategorinë e...

Monika Kryemadhi zgjedh mandatin e deputetes në Fier, fut në Kuvend Petrit Vasilin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zgjedhur të mbajë mandatin e fituar në Qarkun Fier. Me marrjen e këtij mandati në Fier, Kryemadhi i hap...

Lajme të tjera

Web TV