SHBA, kush e dha urdhrin për shpërndarjen e protestuesve

113 563 lexime

77,486FansaPëlqeje

“Ende është e paqartë për mua,” tha Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Forcat e Armatosura kur u pyet se kush dha urdhrin për të pastruar protestuesit në Sheshin Lafayette, duke shtuar se ai nuk e kishte ndjekur këtë çështje.

“E kam shumë të vështirë ta besoj,” u përgjigj kryetari i komisionit, Adam Smith.

Shefi i shtatmadhorisë, gjenerali Mark Milley gjithashtu tha se ai nuk kishte “njohuri personale” se kush dha urdhër për të pastruar sheshin më 1 qershor.

Trupat në detyrë aktive nuk u përdorën kurrë për të ndihmuar forcat e zbatimit të ligjit në mes të protestave për vdekjen nën arrest të afrikano-amerikanit, George Floyd. Esper dhe Milley përsëritën të enjten se trupat e Gardës Kombëtare që ishin atje shërbyen si një “rezervë” për forcat e zbatimit të ligjit dhe nuk u përfshinë në operacionin për shpërndarjen e protestuesve.

“Garda nuk u përdor në terren, nuk gjuajti me plumba gome dhe nuk përdori asnjë lloj agjenti kimikë. Përkundrazi, Garda mbajti një rol statik”, tha Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper.

Ish drejtuesit kritikë

Shpërndarja me forcë e protestuesve në Sheshin Lafayette përpara ecjes së Presidentit Trump drejt Kishës së Shën Gjonit muajin e kaluar nxiti kritika nga ish-drejtuesit ushtarakë, përfshirë ish sekretarin e mbrojtjes Jim Mattis, dhe ish shefin e shtatmadhorisë, admiralin Mike Mullen.

Ndërsa trupat ushtarake nuk u panë duke u angazhuar me protestuesit, helikopterët ushtarak u filmuan duke fluturuar ulët në Uashington në atë që duket se ishte një taktikë kërcënimi për të pastruar protestuesit nga zona.

Esper tha të enjten se një hetim i Ushtrisë për keqpërdorim të mundshëm të helikopterëve të Gardës Kombëtare kishte përfunduar dhe konkluzionet e tij duhet të jenë të disponueshme për ligjvënësit javën e ardhshme.

Lexo edhe :  Pandemia/ Ishujt Kanare në Spanjë ndalojnë pirjen e duhanit në hapësirat publike

Në dritën e protestave të kohëve të fundit në Shtetet e Bashkuara kundër vdekjes nën arrest të afrikano-amerikanit George Floyd, gjeneral Milley pranoi të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe ushtria e saj po luftojnë me racizmin dhe kanë “shumë punë për të bërë” në rrugën drejt barazisë.

“Përçarja çon në mposhtje,” tha ai, duke paralajmëruar më vonë komisionin se kundërshtarët e huaj po përpiqen të përfitojnë nga trazirat civile aktuale në Shtetet e Bashkuara.

Rishikimi i simboleve

Shefi i Shtatmadhorisë gjithashtu bëri thirrje për një “shqyrtim të hollësishëm” të simboleve të Konfederatës në bazat ushtarake amerikane për t’u siguruar që ushtria të jetë një vend ku të gjithë amerikanët e shohin veten të përfaqësuar.

“Nuk ka vend në forcat tona të armatosura për manifestime ose simbole racizmi, paragjykimi ose diskriminimi”, tha gjeneral Milley.

“Disa mendojnë se është trashëgimi. Të tjerët mendojnë se është urrejtje “, shtoi ai kur u pyet për flamurin e Konfederatës.

Marinsat dhe Forcat amerikane në Korenë e Jugut tashmë kanë ndaluar shfaqjen e flamurit të Konfederatës në bazat e tyre ushtarake, dhe Marina gjithashtu është në proces të hartimit të një rregulle për ndalimin e tij.

Kur u pyet për një ndalim të mundshëm të simboleve të konfederatës në të gjitha degët e ushtrisë, Esper të enjten tha se kjo pyetje duhet t’i drejtohet komisionit që po kryen procesin e rishikimit të tyre.

“Është duke u zhvilluar një proces përmes të cilit do të vendosim se cilat lloje të flamujve janë të autorizuar në bazat ushtarake amerikane. Unë dua të sigurohemi që të kemi një qasje të qëndrueshme, e cila mund t’i rezistojë sfidës juridike, dhe që na bashkon”, tha ai.

Presidenti Trump ka mbrojtur shfaqjen e simboleve të Konfederatës, duke folur kundër garuesit të NASCAR që ka bërë thirrje për ndalimin e flamurit të betejës së Konfederatës dhe ka kritikuar udhëheqjen ushtarake në Twitter për shqyrtimin e mundësisë së riemërimit të 10 bazave që aktualisht mbajnë emrat e udhëheqësve të Konfederatës./voa/

la.am/Fjala.al

Të fundit

Radha kilometrike dhe kaosi në Kakavijë, reagon ashpër Presidenti Meta

Pas situatës kaotike, vuajtjes në mes të vapës dhe radhës kilometrike me të cilën përballen prej gati 48 orësh...

Kur Pablo Picasso udhëzonte se si duhej ‘pikturuar’ mbi qeramikë

Artisti me famë botërore Pablo Picasso është shumë i njohur në botë për idetë novatore në artet vizuale. Fotoja e veçantë është shkrepur në vitin...

Radhët e gjata në Kakavijë, Ministria e Jashtme: Po i vonon bërja e tamponëve

Prej dy ditësh vijon e rënduar situata në pikën kufitare të Kakavijës, ku mijëra qytetarë janë të detyruar që të presin në radhë për...

Pas zjarreve të frikshme rifillon jeta në Australi, lindin 9 koala

Lajm inkurajues për mbijetesën e koalas , një specie që u prek keq nga zjarret e pyjeve që shkatërruan Australinë në fund të vitit...

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz prindër për herë të parë? Fotot që ngrenë dyshime

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz janë njohur për pak më shumë se gjysmë viti, por është e qartë se ata nuk presin për të...

Lajme të tjera

Web TV