Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar menjëherë në rrjetin social pas deklaratës së kryeeministrit Edi Rama në lidhje me listat e hapura.
Kujtojmë që numri një i qeverisë iu drejtua Partisë Demokratike që ta marrë me qetësi procesin për Reformën Zgjedhore “dhe t’i lërë sharjet e kërcënimet, sepse koha e ka treguar që e kanë çuar vetëm nga humbja në humbje.”
Paloka publikoi disa foto nga protestat e opozitës ku shprehet se “nuk ka vijë të kuqe që do ta ndalë popullin të marrë në dorë fatet e tij.”
Postimi i plotë:
Tani qe Rama po kërkon te kaloje çdo kufij vetëm për te mbrojtur pasurinë dhe pushtetin e tij personal, nuk mund te këtë me “vija te kuqe” qe ta ndalin popullin te marre ne dore fatet e tij…
Kjo është e qarte sot për këdo, shqiptare apo ndërkombëtare.
Bo.Ba/fjala.al