Zef Preçi: Pesë rekomandime për zgjidhjen “e ngërçit” me transportin publik

113 563 lexime

77,490FansaPëlqeje

“Të luftohet informaliteti dhe të falen taksat e bashkisë” – këto ishin në thelb dy kërkesat e Shoqatës së Transportit Ndërqytetas ditën e djeshme (09.07.2020) nga hotel “Tirana”. Nga këndvështrimi i ekonomistit, si dhe duke qenë neutral (me saktë jo palë) në raportet qeveri-biznes, po ofroj një pikëpamje e, ndoshta, edhe ndonjë rrugëzgjidhje më të plotë të kësaj situate.

Së pari, transporti publik në qytet dhe ai ndërqytetas, si shumë shërbime të licencuara apo më keq akoma të koncesionuara gjatë dekadës së fundit, luajnë një rol të rëndësishëm në cilësinë e jetesës së qytetarëve. D.m.th., sa më cilësor ky shërbim, aq më pak makina në qarkullim edhe në distanca të shkurtra, shpenzime familjare për udhëtime, por edhe ndotje në qytetet tona. Në fakt, këta tregues kanë shënuar një përkeqësim gjatë dekadës së fundit. Më saktë, nisën me bujë (derisa premtohen edhe flota autobusësh elektrikë, trame, tunele për të evituar qendrën etj. nga Bashkia e Tiranës), por që në fakt vlejnë për të dhënë lajmet ditore dhe janë vetëm në 3D… Ndërkaq përmirësimi i cilësisë së shërbimit, si dhe respektimi i parashikimeve në rregulloret për mbrojtjen nga COVID-19 lënë shumë për të dëshiruar. Madje, edhe kërcenimet e kryebashkiakut Veliaj për “mundësinë e heqjes së licencës kompanive që refuzojnë të rikthehen në shërbimin publik” vlejnë vetëm në media. Kjo sepse cilido mund të marrë me mend procesin jotransparent të marrjes së këtyre licencave, gjë që për rrjedhojë, gjë çon në mbikëqyrjen e munguar të bashkisë dhe të institucioneve të tjera shtetërore për respektimin e rregullave të vendosura… Viktima është qytetari, polici, punonjësi publik, punonjësi shëndetësor etj., që kanë nevojë të përditshme për këtë shërbim. Madje, këto kohë është rritur dukshëm edhe rreziku i përhapjes së COVID-19, për shkak të mosdezinfektimit rregullisht të mjeteve të transportit, lejimit të qytetarëve pa maska që të udhëtojnë në to, mosrespektimit të distancës në ulëset e tyre, mospërdorimit të kondicionerëve etj. Për rrjedhojë, bashkia dhe autoritetet e tjera përgjegjëse shtetërore nuk po e përmbushin rolin e tyre ligjor.

Së dyti, negociatat e derisotme duket se nuk kanë sjellë ndonjë rezultat të pritshëm. Madje, nëse e marrim të mirëqenë deklaratën e përfaqësuesit të shoqatës së transportit, edhe falja e taksave vendore është ofruar në fillim dhe është tërhequr më vonë. Në fakt, politika të tilla publike, që të jenë të ligjshme, të arsyeshme dhe të zbatueshme, duheshin trajtuar në Këshillin Bashkiak, që edhe është monokolor. Nuk besoj se ai e ka humbur ndjeshmërinë e vet ndaj problemeve të tilla të mprehta sociale, siç është edhe çrregullimi në transportin publik… Nga ky këndveshtrim, shoqata e transportit ndërqytetas ka të drejtë. Madje, e drejta e saj shkon edhe përtej kësaj mase lehtësuese. Kështu psh., nëse kjo shoqatë do të ishte më e vëmendshme ndaj masave kufizuese të qeverisë, do t’i kishte kërkuar kësaj të fundit edhe zgjatjen e vlefshmerisë së policave të sigurimit të mjeteve të veta motorike për gjithë periudhën e kufizimit. E kjo mund të bëhej e mund të bëhet edhe sot, me një akt ligjor të Kuvendit, për t’i detyruar kompanitë e sigurimit të marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë në krizën që po përjetojmë të gjithë së bashku. D.m.th. edhe ata duhej të prekeshin prej saj, e nëse mjetet motorike nuk levizin (d.m.th. jo vetëm ato të transportit publik) përse duhej të paguajnë policë sigurimi, apo që të pasurohen me tej oligarkët pa afruar shërbim (risku ishte zero në kohën e kufizimit të plotë të lëvizjes – gjendjes së fatkeqësisë natyrore). Në këtë mënyrë, duke zgjatur disa muaj vlefshmerinë e policës së sigurimit, ndahet risku dhe ulet kostoja e transportit urban, ndihmohen kompanitë që ofrojnë këtë shërbim.

Lexo edhe :  Nata e fundit e jetës së Naim Frashërit

Së treti, kërkesa për të luftuar informalitetin. Kjo kërkesë është e parealizueshme, sepse në thelb i kërkon bashkisë që të heqë nga tregu mjetet e paregjistruara të transportit, d.m.th. të konkurrentëve të kompanive të licencuara nga ky institucion. Siç dihet, bashkia nuk zotëron kapacitete për diçka të tillë, edhe sikur të ketë vullnet të mjaftueshëm për këtë qëllim. Madje, ky problem (informaliteti) është një sfidë për ekonominë tonë kombëtare, thuajse në çdo fushë të aktivitetit. Kështu që e vetmja zgjidhje perspektive mbetet bashkëpunimi i shoqatës së transportit me bashkinë, si rregullatore e këtij tregu në denoncimin e shkelësve të ligjit, d.m.th. të operatorëve ekonomikë që nuk janë të pajisur me licencë e, për rrjedhojë, nuk paguajnë taksa, duke konkurruar në mënyrë të pandershme kompanitë e licencuara.

Së katërti, ulja e TVSH-së në 6%. Ky ishte një propozim që doli më vonë, gjatë ditës së sotme nga ana e shoqatës së transportit ndërqytetas. Në vlerësimin tim, edhe nëse është dhënë ndonjë premtim i pazëshëm nga qeveria për këtë favorizim, kjo është e papranueshme dhe bie në kundërshtim me të gjitha “recetat” e qeverisjes së mirë të financave publike “në kohë të mirë”, pa le në kohë krize, si kjo e sotmja. Kjo për faktin se deformimet që shoqërojnë përshkallëzime të tilla nxitin rritjen e informalitetit dhe të evazionit fiskal në shkallë të gjerë… Gabon cilido që mendon se duke ushtruar presion mbi bashkinë dhe qeverinë, që këto të fundit të rritin çmimin e biletës, duke varfëruar më tej qytetarët, gabon. Kriza përballohet vetëm me kontributin dhe kreativitetin e të gjithëve, pa iu larguar principeve bazë të ekonomisë së tregut.

Së fundi, nëse transporti publik nuk do të rivihet në punë menjëherë, duke respektuar rigorozisht kushtet teknike të transportit dhe protokollet e sigurisë kundër COVID-19, nuk mund të mos jetë ndër subjektet e pezullimit përsëri në të ardhmen i aktivitetit të tij, ndoshta edhe i humbjes së licencave. E nëse bashkia hesht përballë shkeljes së këtyre kushteve dhe protokolleve, nuk bën gjë tjetër veçse me veprimin/mosveprimin e vet rrezikon jetë njerëzish dhe provon dyshimet që shoqërojnë veprimtarinë e saj licencuese e mbikëqyrëse në tregje të ndryshme, duke përfshirë transportin publik.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Jehonë botërore që Putin testoi vaksinën te vajza e vet

Lajmi i bujshëm i ditës së sotme ishte se Rusia do të miratojë së shpejti një vaksinë anti COVID-19...

Kastrohet ariu i egër pasi iu afrua një vajze më shumë se ç’duhet (VIDEO)

Ka një zemërim nga qytetarët në Meksikë pasi një ari i zi i parë në video teksa afrohej tek një vizitor në një park...

Më 12 dhe 14 gusht Tirana pa drita, ja zonat dhe oraret

Në datën 12 dhe 14 gusht në disa zona në Tiranë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas OSHEE-së kjo do të ndodhë për...

Pamjet me dron, ja pasojat e shpërthimit katastrofal në Bejrut (VIDEO)

Shpërthimi i madh që goditi portin e Bejrutit dhe rrethinat e saj një javë më parë ka lënë zonën si në një shtet të...

Politika në Kosovë s’gjen qetësi, sërish përplasje brenda koalicionit qeverisës

Marrëdhëniet ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë u dukën të lëkundura që pas rifillimit të bisedimeve me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Aleanca...

Lajme të tjera

Web TV