10 vite bashkë, çifti i njohur i showbiz-it i jep fund martesës

113 563 lexime

77,486FansaPëlqeje

Aktori i njohur i “Call me by your name”, Armie Hammer është ndarë nga bashkëshortja e tij Elizabeth Chambers, pas plotë dhjetë vitesh së bashku.

Lajmin e ka dhënë vetë Hammer në rrjetet sociale, lajm ky që i ka surprizuar të gjithë ata që e ndjekin.

Teksa publikon fotot nga fillimi i lidhjes së tyre, aktori ka bërë të ditur se ai dhe Elizabeth kanë vendosur t’i japin fund martesës.

Duket se çifti është ndarë paqësisht dhe për këtë vendim kanë qenë dakord të dyja palët.

“Trembëdhjetë vjet si miq të ngushtë, shpirtra binjakë, partnerë dhe më pas prindër. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm, por bashkë, kemi vendosur të kthejmë faqe dhe t’i japim fund martesës sonë.

Ndërsa hyjmë në këtë kapitull tjetër, fëmijët tanë dhe marrëdhënia si prindër dhe miq të dashur do të mbetet përparësia jonë.

E kuptojmë se ky lajm do të hapë debate në publik, por në interes të fëmijëve dhe familjes sonë, ne gjatë kësaj kohe kërkojmë intimitet, dhembshuri dhe dashuri”, shkruhet në postim.

Ndërkohë, çifti vazhdon të ruajë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes, për hir të fëmijëve dhe kohës së kaluar së bashku.

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Qentë kapen “mat” duke vjedhur ushqim -VIDEO

Kujt do ja besonit një punë të rëndësishme? Me siguri ju vijnë në mendje fytyrat e miqve tuaj më...

Radha në Kakavijë, Lleshaj: Kemi kërkuar nga pala greke të përshpejtojë procedurat

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me situatën në pikat kufitare me Greqinë ku radha në territorin shqiptar ka shkuar me...

Bayern mendon se është perfekte, Barça beson te Messi

Nëse futbolli do ishte matrica ose bota e lumtur e "Huxley", Bayern nuk do të kishte rival në këtë Ligë të Kampionëve. Asnjë skuadër...

Hakmarrje mes dy familjeve/ Nëna denoncon zhdukjen e djalit: Asnjë gjurmë prej 10 ditësh

Zhduket pa lënë gjurmë një 21-vjeçar nga Burreli. Alarmin e ka dhënë nëna e tij, e cila thotë që prej 10 ditësh nuk kanë...

E rëndë/ Një djalë i ri gjendet i varur në banesë

Një djalë i ri i ka dhënë fund jetës tragjikisht gjatë ditës së sotme, në banesën e tij. Ngjarja e rëndë është shënuar në Durrës,...

Lajme të tjera

Web TV