Arrihet marrëveshja, Lautaro do kalojë shumë shpejt te Barcelona

113 563 lexime

77,487FansaPëlqeje

Inter dhe Barcelona kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Lautaro Martinez në “Camp Nou”.

Ky lajm është bërë publik nga mediat spanjolle, të cilat raportojnë se tashmë finalizimi mbahet peng vetëm nga Philippe Coutinho.

Katalanasit duan ta shesin brazilianin dhe me paratë që do marrin prej kartonit të tij, duan të paguajnë atë të Lautaros.

Ndërsa duket se asnjë nga palët nuk e ka me nxitim, pasi lojtari zikaltër nuk mund te federohet te Barça para shtatorit.

Atë muaj do të hapet merkato dhe Barcelona mund të grumbullojë shumën për të paguar kartonin e argjentinasit.

Këtë sezon Coutinho ka qenë i huazuar te Bayern Munich, por këta të fundit nuk duan të paguajnë për transferimin e tij në gjermani.

Megjithatë katalanasit janë optimistë për shitjen e tij, pasi nuk mungojnë ofertat nga Premier League, ku braziliani ka shkëlqyer më parë

Barça do të marrë të paktën 80 milionë euro për kartonin e mesfushorit, para që më pas do të kalojnë menjëherë te Interi, bashkë me një lojtar, që Lautaro të kalojë në Spanjë.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Për pak mish”/Shkelet moratoriumi, gjuetarët vrasin dhitë e egra

Prej vitesh në vendin tonë është vendosur një moratorium për mbrojtjen e kafshëve të egra në vendin tonë, të...

Kaosi në pikat kufitare, reagon ministria e Jashtme: 330 testime në orë për COVID-19

Pas vendimit të autoriteteve greke për të kërkuar vetëizolim 7 ditor dhe çertifikatë të testit negativ për të gjithë shtetasit që kalojnë nga Shqipëria...

Durrës/ Shpëtohet nga policia 25-vjeçari që ishte duke u mbytur

Një 25-vjeçar, i cili ka rrrezikuar të mbytej në plazhin e Durrësit, është shpëtuar nga policia. Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të cilët kryejnë patrullimin...

Depresioni i merr jetën vajzës së miliarderit të njohur

Depresioni i ka marrë jetën vajzës së miliarderit të njohur amerikan New York Giants. Steve Tisch kishte tentuar vetëvrasjen më parë dhe ishte në...

Shkeljet e etikës mjekësore për vaksinën e re, mjeku rus jep dorëheqjen

Vaksina ruse që u konfirmua pak ditë më parë si e sigurtë dhe efektive për pacientë e infektuar me COVID-19 ngjalli shumë debate, pasi...

Lajme të tjera

Web TV