Brataj: Maska me detyrim. Nëse mbahet, për 3 javë rënie deri në 60% të infektimeve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se maska duhet të mbahet me detyrim që të frenohet përhapja e COVID 19.


Brataj tha se është rekomanduar në mbledhjen e komitetit teknik të ekspertëve që maska të bëhet e detyruar në ambientet e mbyllura. Nëse kjo gjë ndodh shtoi ai, do kemi për 3 javë shifra më të ulëta të të prekurve nga virusi.

  “Është diskutuar para 3 ditësh në mbledhjen e komitetit. Tani janë liruar masat, është hapur edhe transporti publik. Po diskutohet se ka studime të fundit që virusi qëndron edhe në ajër, këto nuk janë vërtetuar, por ne të gjithë e kemi dhënë rekomandimin për mbajtjen e maskës. Studimet tregojnë që në plastikë virusi qëndron deri në 72 orë. Nuk është plazhi, uji që të infekton, por ambienti i mbyllur ku mund të qëndrosh.Maska dhe doreza ka qenë e rekomanduar, jo e detyruar. Duke parë kushtet e të nxehtit që askush nuk i ndërron dorezat kur shërben, edhe po t’i dezinfektosh asaj nuk i bëhet 100% dezinfektim ne kemi rekomanduar se është më e rrezikshme mbajtja e tyre se sa mos mbajtja e dorezave. Maska duhet të bëhet detyrim ,të mbron 70%, kurse dorezat jo. Po të zbatohen këto masa që themi për 3 javë do kemi rënie deri në 60% të infektimeve”, tha Brataj./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit


Goditet rrjeti i falsifikimit të testeve të COVID-19, arrestohen 10 persona, 3 nga të cilët mjekë

Nga përgjimet në grupin e goditur për trafik droge është zbuluar edhe një rrjet i falsifikimit të testeve të COVID-19. Janë ndaluar 3 mjekë, 2...

Bujar Nishani sulmon Lulzim Bashën: Kryetar i paaftë dhe jo serioz

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani, njëherësh pjesë e grupimit “PËR PD” që kërkonte zgjedhje në selinë blu dhe largimin e Lulzim...

Shpërdorim detyre e trafik droge, arrestohen 8 persona në Tiranë, 3 shpallen në kërkim

Prokuroria e Tiranës ka prere 11 urdhër arreste, ku 8 prej tyre janë ekzekutuar mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që vijojnë të jenë në kërkim...

“Ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe”/ Rama publikon pamje nga maketi për transformimin e Portit të Durrësit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga maketi i sapo përfunduar për transformimin e Portit të Durrësit, në një...

Lajme të tjera

Web TV