Kandidati për President Joe Biden mbështet dialogun Kosovë-Serbi

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

“Marrëveshja duhet të përfshijë njohjen reciproke, por duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të dy shteteve,” thotë ish-zëvendës-presidenti amerikan Joe Biden.

Kujtojmë se Joe Biden kritikon administratën Trump se u përpoq të përjashtonte përfaqësuesit e BE-së nga procesi.

Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila sjell njohjen reciproke, ruan sovranitetin dhe integritetin territorial të të dy vendeve si dhe përforcon institucionet e tyre demokratike, është thelbësore që Kosova dhe Serbia të ecin përpara” deklaron mes të tjerash Joe Biden.

Deklarata e plotë e Joe Biden

Kam qenë një mbështetës i hershëm dhe i zëshëm i paqes dhe ripajtimit në Europën Juglindore, dhe vendimi nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve është një hap vital përpara në këtë rajon kritik.

Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila sjell njohjen reciproke, ruan sovranitetin dhe integritetin territorial të të dy vendeve si dhe përforcon institucionet e tyre demokratike, është thelbësore që Kosova dhe Serbia të ecin përpara. Ajo do të fuqizonte sigurinë dhe begatinë e të dy vendeve, do të përparonte aspiratën e tyre për anëtarësi në Bashkimin Europian dhe institucione të tjera shumëpalëshe, si dhe do të mbështeste vizionin e një Europe të plotë, të lirë dhe në paqe.

Arritja e këtij synimi kërkon bashkëpunim ndëratlantik. Historia na mëson se kur Shtetet e Bashkuara dhe Europa udhëheqin së bashku, mund t’u japim fund konflikteve dhe të hapim rrugën mundësive të reja për paqe dhe begati – në Europën Juglindore dhe përtej. Ky partneritet nuk ka qenë kurrë më i nevojshëm se sot dhe kërkon nga të gjitha palët që të punojmë së bashku drejt synimit tonë të përbashkët.

Kërkon rolin udhëheqës amerikan dhe partneritet. E megjithatë, Administrata Trump nuk arriti të koordinohet me të dërguarit e Bashkimit Europian — të cilët kanë ndërmjetësuar dialogun mes dy vendeve për gati një dekadë — kur organizoi takimin në Shtëpinë e Bardhë të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë muajin e kaluar.

Ndërkohë që takimi në fund u anulua, mesazhi për partnerët tanë ishte i qartë dhe i fortë. Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë bashkë me partnerët tanë europianë dhe jo t’u kthejmë kurrizin. Kjo është shpresa jonë më e mirë për të siguruar një zgjidhje të qëndrueshme që do t’ia hapte rrugën drejt një të ardhmeje më paqësore, më të begatë dhe europiane për të dy vendet.

U jap zemër udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës që të hyjnë në këto bisedime me frymën e kompromisit dhe të ripajtimit, duke e ditur që do të kenë mbështetjen e plotë të popullit amerikan.

la.mi/Fjala.al


Të fundit

Modelja e njohur shfaqet me bikini dhe ‘çmend’ fansat (Foto)

Modelja dhe aktorja nga Kosova, Arta Elezaj, vazhdon të jetë shumë aktive me postime në rrjete sociale. Duke qenë...

Vendosi shirit me ngjyra për të mbështetur komunitetin LGBT+, UEFA mbyll hetimin për Nojer

Ka bërë shumë përshtypje ngjyra e shiritit të mbajtur nga Manuel Nojer në këtë Europian. Portieri i kombëtares gjermane ka vendosur të tregojë mbështetjen...

Krimi makabër/ Ja çfarë bënte Caroline dhe i shoqi pak orë para vrasjes tragjike (Foto)

Mediat greke kanë publikuar një foto, ku shihet 20-vjeçarja Caroline pak para se të vritej nga i shoqi. Në foton e publikuar, shihet bashkëshorti i...

Vetëm 3 të shtruar në spitalin Infektiv, Manastirliu: Të dhëna premtuese për një sezon turistik përtej COVID-it

Në spitalin Infektiv ka vetëm 3 të shtruar. Lajmin e mirë e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. "Të dhënat nga Spitali Infektiv, ku...

“Imagjinoni çfarë bëhet atje lart”/ Artan Hoxha rrëfen arrestimin e gjyqtarit dhe trajnerit për trukime

Gazetari Artan Hoxha, ka treguar gjatë emisionit “Top Arena” ngjarjen ku u arrestuan një trajner dhe një gjyqtar për trukim ndeshje në Kategorinë e...

Lajme të tjera

Web TV