Kërcënimi i Vjosa Osmanit, reagon SHBA dhe BE: E papranueshme dhuna ndaj një gruaje

113 563 lexime

77,479FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani bëri me dije sot se pas mesnate ka denoncuar në polici deputetin Xhavit Ukaj, pasi e ka fyer me fjalor banal dhe e ka kërcënuar fizikisht.

Në lidhej me këtë çështje ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë dhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Ata janë shprehur se e dënojnë kërcënimin fizik ndaj kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada amerikane shkruan se kuvendi po humb kohë duke u marrë me sulme personal, ndërsa nuk po mbajnë përgjegjësi për të zgjidhur krizën ekonomike dhe atë politike.

“Dy muaj më parë, ne u bëmë thirrje të gjitha palëve të ulin retorikën e politizuar dhe të bashkohen për të zgjidhur krizat ekonomike dhe shëndetësore. Kuvendi ka humbur kohë në shpërqendrime dhe sulme personale në vend që të kryejë përgjegjësitë e tij. Njerëzit e Kosovës meritojnë më mirë,”-shkruan ambasada e SHBA në Prishtinë.

Ndërsa shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, me anë të një reagimi në Twitter shprehet se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike.

“Kuvendit të Kosovës i duhet një punë konstruktive që të përballet me sfida serioze përpara. Të gjithë duhet të angazhohen për një konsensus politik dhe të përmbahen nga dhuna, e cila nuk ka vend në shoqëritë demokratike, veçanërisht kundër një gruaje -Kryetareni Kuvendit,” shkruan ajo.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Çdo të thotë të jesh tiranas? Ja si përgjigjet Parid Turdiu

Parid Turdiu ka folur për Fjala edhe lidhur me origjinën e tij teksa ka treguar se çdo të thotë...

Ndërron jetë nga Covid-19 zyrtari i Partisë Socialiste

Bëhet fjalë për Ndue Ndocin, kreun e PS-së në njësinë numër 11 në Laprakë. Lajmi është konfirmuar nga miqtë dhe kolegët e tij, të cilët...

Parid Turdiu: Katunarët në Shqipëri kanë shpërthyer zinxhirët

Parid Turdiu, djali i Qazim Turdiut dhe vëllai i Silva Turdiut, i cili banon në SHBA prej 30 vitesh, në një intervistë ekskluzive për...

Parashikimi i motit, e shtunë 15 gusht 2020

Territori Shqiptar gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat malore. Por orët e mesditës dhe pasdites shtojnë vranësirat në...

Lajme të tjera

Web TV