Manastirliu: 10 rregulla për sezon turistik të sigurt (VIDEO)

113 563 lexime

77,476FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka zgjedhur rrjetin social edhe këtë fundjavë teksa i bën apel qytetarëve dhe turistëve të tregohen të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës dhe distancimit social me qëllim parandalimin e infektimit me COVID-19.

Me anë të një video T137 publikuar nga Manastirliu u kërkohet subjekteve dhe qytetarëve të zbatohen me rigorozitet këto rregulla për një sezon turistik të sigurt:

1. Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.

2. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter.

3. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.

4. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.

5. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.

6. Shmangni grumbullimet e çdo lloji.

7. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.

8. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët.

9. Ruani higjenën vetjake dhe kolektive.

10. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

E rëndë, aktorja e njohur turke gjen djalin të pajetë në apartament

Aktorja e njohur turke Hümeyra Akbay tronditet nga vdekja e djalit të saj. Akbay është tronditur nga vdekja e djalit...

Eliza Dushku “kapet” me pistolete

E "rrezikshme", e bukur, sensuale dhe provokuese! Para disa oresh  aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku “godet” me pamjen e saj dhe mde një...

Kakavijë, fëmija përplaset për vdekje nga ambulanca

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Kakavijë ku ambulanca ka përplasur për vdekje një fëmijë. Burime për Abc News...

“Ku do të shkojë halli jonë”, mijëra emigrantë në pritje për të hyrë në Greqi

Në Kakavijë prej ditësh vijon kaosi i radhëve të gjata të qytetarëve shqiptarë të cilët presin për të kaluar kufirin në drejtim të vendeve...

Mall për vendlindjen/ Igli Tare rikthehet në Nivicë të Tepelenës

Pas përfundimit të kampionatit italian ku Lazio bëri një paraqitje fantastike duke siguruar dhe pjesmarrjen në Champions League, Igli Tare, kthehet për të kaluar...

Lajme të tjera

Web TV