Pa rrip sigurimi/Tenton të korruptojë policin, ai e filmon dhe e arreston (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 28-vjeçar me iniciale V.M. është arrestuar nga policia pasi po drejtonte automjetin në rrugën Teodor Keko pa vendosur rripin e sigurimit.

Në momentin kur polici i ka komunikuar shkakun e ndalimit, drejtuesi i automjetit i ka ofruar një kartëmonedhë për të shmangur gjobën.

Në këtë moment efektivi i policisë e ka vënë në pranga për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”.

“Drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit dhe tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore për të shmangur masën administrative, vihet në pranga nga këta te fundit.

Efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, në funksion të patrullimeve me përzgjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, kanë ndaluar në rrugën “Teodor Keko”, drejtuesin e mjetit shtetasin me iniciale V. M., 28 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurimit.

Në momentin që punonjësi i Policisë Rrugore i ka komunikuar arsyen e ndalimit dhe i ka kërkuar dokumentacionin për të plotësuar masën administrative, drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentacionin, i ka ofruar punonjësit të Policisë një kartëmonedhe me prerje një mijë lekë të reja, me qëllim shmangien e gjobës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, burg për ish-efektiven dhe 4 të rinjtë

Para dy ditësh, policia e Tiranës arrestoi të rinjtë Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj....

Rike nxjerr zbuluar produksionin: Do dilja, por ma mbushi mendjen mami me motrat

Aludimet se banorët e BBV3, nuk janë plotësisht të izoluar nga të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës. Para pak kohësh, një...

Berisha: Shqipëria nuk plotëson më kriteret politike për të qenë anëtare e NATO-s

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje live ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në...

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron kreun e ARRSH-së (Emri)

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit. Sipas informacioneve,...

Ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Kthehet ora verore me akrepat që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars. Akrepat lëvizin një orë para,...

Lajme të tjera

Web TV