Spartak Ngjela posaçërisht për “FJALA”: Listat e hapura, moment progresiv për qarkullimin e elitave

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

https://youtu.be/t2kr1PcsSI4
Kthimi i Ramës në kërkesën për listat e hapura është moment progresiv, në funksion të qarkullimit të elitave në Shqipëri. Ligji elektoral i vitit 2008 ka qenë 12 vjet në staniacion me ecurinë e demokracisë në Shqipëri, në funksion të ardhjes së njerëzve të ditur në qeverisje. Na duhet të theksojmë se kriza kryesore e shtetit shqiptar, është krizë në intelekt. Natyrisht, kjo nuk është një sëmundje e ardhur tani, kjo është sëmundje epidemike, e cila ka ardhur në vitin 1945: si një luftë midis dijes dhe antidijes në drejtimin e shtetit shqiptar. Kjo luftë antidije në thelb është luftë antiintelektualiste, dhe kjo është arsyeja që, që nga historia e Enver Hoxhës në luftën e tij antiintelektualizëm në Shqipëri, ajo erdhi dhe u bë moto në të gjitha aspektet e jetës shoqërore.

Jo të gjitha tiranitë dhe diktaturat kanë qenë kaq të ashpra kundër dijes, sa regjimet që kanë ardhur në Shqipëri që nga viti 1945-2020, që nuk janë gjë tjetër, veçse mllefe të sëmura kundër intelektit të lartë në drejtimin e Shqipërisë. Në rast se do të kërkonim shkakun kryesor të varfërisë dhe gjendjes gjithmonë në krizë të shoqërisë shqiptare brenda vendit, kjo është pamundësia absolute e intelektualizmit që të drejtojë shtetin në fillim, dhe aspektet e tjera të jetës shoqërore më pas. E bëmë këtë ekspoze të primitivizmit të jetës politike në Shqipëri, për të vlerësuar parimin e listave të hapura brenda sistemit zgjedhor në Shqipëri, sepse kjo është hera e parë që nga viti 1945 që politika sunduese në Shqipëri pranoi popullin si arbitër dhe zgjedhës njëherësh për nxjerrjen në pah të individëve që do të merren me qeverisjen në Shqipëri.

Në shkrimet e mia, unë kam theksuar se, as Basha, dhe as Rama, nuk i pranojnë listat e hapura, sepse me këtë sistem elektoral populli nuk i zgjedh deputetë. Fakti që Rama u tërhoq dhe i pranoi listat e hapura, kurse Basha vazhdon t’i bjerë fyellit të antiintelektualizmit, nuk kemi se si të mos pranojmë që Rama e ka marrë përsipër faktin e konkurrencës së tij me të gjithë kundërshtarët që ka brenda PS-së. Nëse Basha do të vazhdojë me non sens-et që tha sot se: listat e hapura prishin marrëveshjen e 5 qershorit, ditë për ditë do t’u japë të kuptojnë kundërshtarëve të tij brenda partisë së vet, se listat e hapura rrëzojnë Bashën.

Lexo edhe :  Tritan Kalo jep detaje për situatën në spitale/ 3 këshilla për të mposhtur Covid dhe mesazhi për vaksinat

Duhet të kemi parasysh një gjë, që pranimi i listave të hapura si proces pozitiv, në funksion të votës së lirë dhe të respektimit të frymës së popullit, është hapi i parë drejt arritjes së madhe të votimit të lirë në Shqipëri dhe të zgjedhjes së përfaqësuesve të denjë në drejtimin e shtetit. Pas kësaj, politika shqiptare që është si reprezentante në parlamentin shqiptar duhet të vazhdojë procesin drejt njohjes së personalitetit të popullit dhe koshiencës së tij, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme partitë e mëdha t’i drejtohen botës akademike, brenda ngjyrave të tyre partiake, që të marrin në dorë drejtimin me kompetencë dhe me arsye shkencore të shtetit shqiptar.

Listat e hapura tashmë të vendosura si parim elektoral: a do t’i shporrin bakalarët e politikës shqiptare: injorantë, të korruptuar, llafazanë dhe njerëz pa intelekt? Natyrisht, ky është hapi i parë: në këto momente kryetari i Partisë Socialiste e bëri hapin e tij, por a do ta vazhdojë kërkesën e frymës së popullit për implementimin në shtetin shqiptar të përfaqësuesve të ditur me dije shkencore dhe vizion perëndimor? Kjo pritet për t’u parë, por në rast se e bën, dhe do ta bëjë, për ta kuptuar thellë – thellë, ai nuk e ka kundër interesit të tij. Megjithatë, le ta shohim.

Po kryetari i Partisë Demokratike që drejtohet nga Berisha, a do ta marrë përsipër përballjen reale me frymën e popullit, apo do të mbetet viktimë e çadrës së Sali Berishës?

Duhet të pranojmë një gjë: të dy kryetarët e partive të mëdha, deri tani, në çadrat e tyre kanë qenë, atje kanë thërritur mediokritetin dhe kanë abuzuar me mirëbesimin e popullit. Reforma në Drejtësi dhe reforma antikorrupsion, a janë të lidhura këto me frymën e re të parimit të ri elektoral për listat e hapura? Unë mendoj se të tria këto kanë lidhje organike që e ka sjellë koha e re historike në Shqipëri./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Italia do të lehtësojë masat antiCovid

Italia do të fillojë me lehtësimin e kufizimeve anti-COVID duke filluar nga 26 prilli, ka paralajmëruar kryeministri italian, Mario...

A janë reale shifrat dhe pse kanë pësuar ulje? Përgjigjet mjeku Alimehmeti

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për procesin e vaksinimit masiv, ku tha se ditët e fundit kemi një rënie të shifrave, pasi sipas tij...

“S’po kuptoj kush është lideri në opozitë”/ Rama i përgjigjet ftesës së Metës për debat publik

Kryeministri Edi Rama pas Lulzim Bashës ka refuzuar edhe ftesën e Presidentit Ilir Meta për debat publik. Rama madje ironizoi se këto kohë po...

Basha kopjon Ramën, poston video nga makina: Do të jem kryeministër i…

Mesazhet ndaj qytetarëve nga makina apo telefonatat me kandidatët janë një rutinë e kryeministrit Edi Rama, por që së fundi është kopjuar nga kreu...

“Do i pres dorën atij që vjedh vota”/ Rama për deklaratën e Metës: Ky nivel komunikimi kërkon psikiatër!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot në mbrëmje deklaratave të forta që ka bërë Ilir Meta lidhur me zgjedhjet e ardhshme të 25...

Lajme të tjera

Web TV