Tabaku publikon raportin e ‘Moody’s’: Qeveria pengesë kryesore e ekonomisë

113 563 lexime

77,476FansaPëlqeje

Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar raportin e agjencisë prestigjioze Moody’s Investors Service ku analizon ekonominë e Shqipërisë.

Tabaku akuzon qeverinë si pengesën kryesore të zhvillimit të ekonomisë, pasi punon për një grusht njerëzish, dhe sheh si zgjidhje të mundshme vetëm rotacionin politik që do e rrëzonte kryeministrin Rama nga qeveria.

Sipas raportit, Shqipëria është një ekonomi e ekspozuar rrezikut mjedisor, me shkallë diversifikimi më të ulët se vendet e ngjashme dhe me një numër sfidash strukturore.

Në analizën e Moody’s, thuhet se Shqipëria dallohet për një barrë të lartë të borxhit publik e cila vjen nga detyrimet e mundshme në sektorin e energjisë, besimi i shtuar tek PPP-të si dhe risku i lartë bankar që vjen nga cilësia e dobët e këtij sektori si dhe euroizimi.

’Profili i kredisë në Shqipëri (vlerësimi i emetuesit B1) është i kufizuar nga forca ekonomike “ba3” e vendit që pasqyron një ekonomi të vogël të ekspozuar ndaj rrezikut mjedisor, me një shkallë diversifikimi relativisht të ulët në krahasim me bashkëmoshatarët dhe një numër sfidash strukturore;

Institucionet “ba2” të Shqipërisë dhe forca qeverisëse, duke nënvizuar hapat e qeverisë për të ndjekur anëtarësimin në BE për të adresuar dobësitë e vazhdueshme në fushën e sundimit të ligjit dhe kontrollit të korrupsionit;

forca fiskale e saj “b1”, duke marrë parasysh barrën e lartë të borxhit publik dhe detyrimet e mundshme që rrjedhin nga sektori i energjisë dhe nga një besim i shtuar në financimin e bilancit jashtë bilancit, në formën e Partneriteteve Publike Publike (PPP) për investime në shkallë;

dhe ndjeshmëria e tij “ba” ndaj riskut, e nxitur nga rreziku i sektorit bankar për shkak të shkallës së lartë të euroizimit dhe cilësisë së dobët të aktiveve të sektorit.’’– thuhet në raport.

Lexo edhe :  Të shtënat me armë terrorizojnë një familje në Bulqizë

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Tre të arrestuar brenda 5 orësh/ Policia del me apelin e fortë, nxjerr këto pamje

Policia ka vijuar me kontrollet në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë prej disa orësh, me radar, për të parandaluar shpejtësinë e...

Me orgjinë arbëreshe, ka qenë në Shqipëri dhe kishte miqësi me Ali Pashë Tepelenën, 50 fakte për Napoleon Bonapartin

Si sot 251 vjet më parë lindi Napoleon Bonaparti, një nga personazhet më të rëndësishme të historisë së Botës. Strategu më i madh ushtarak...

Aktori Naim Frashëri përkujtohet nga i biri në ditën e lindjes së tij

Aktori Naim Frashëri edhe pse nuk jeton më është përkujtuar sot nga i biri, Anili në ditën e lindjes së tij. Me fjalë shumë të ndjera...

Çdo të thotë të jesh tiranas? Ja si përgjigjet Parid Turdiu

Parid Turdiu ka folur për Fjala edhe lidhur me origjinën e tij teksa ka treguar se çdo të thotë të jesh i lindur në...

Lajme të tjera

Web TV