Tërmeti/ Nis dhënia e granteve në Durrës, Rama: Do paguhen të gjithë, një më një

113 563 lexime

77,488FansaPëlqeje

Ka nisur dhënia e granteve për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në Bashkinë Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama ku së bashku me ministrin për Rindërtim Arben Ahmetaj, kryebashiaken e Durrësit, Emirjana Sakon dhe prefektin e qytetit kanë dhënë lajmin e mirë për qytetarët e durrsak.

Me anë të një video të postuar në rrjetin social, Rama tha se 7449 familje do të përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive, qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët në nevojë për riparime të dëmeve të tërmetit.

Gjatë fjalës së tij ai tregoi se për të arritur tek kjo ditë kishte insistuar shumë, madje shumë herë i kishte ngritur edhe zërin kryetares së Bashkisë së Durrësit.

Fjala e plotë

18 mld dollarë do të jepen për qytetarët që iu janë dëmtuar banesat. Ka filluar edhe puna për ndërtimin e shtëpive individuale. Në fillim të vjeshtës do hapen dyert e banesave. Sa për ato kolektive do të duket pak më shumë kohë. Ne nga ana jonë nuk po i lëmë asnjë gjë mangut. E di kryetarja sa jam interesuar unë. Herë me zë të moderuar, herë me volum të ngritur më ka mua ne vesh, edhe pse e di se është njësoj si të qërosh oriz se kjo punë ka shumë probleme. Rëndësi ka që kemi nisur dhe do ta mbyllim këtë plagë të tmerrshme që hapi 26 nëntori i vitit të shkuar shkuar. Kryesorja është çlirimi i financimeve, për faktet konkrete do flasin shumë shpejt, se ne jemi atdheu i Shën Thomait që po nuk prekëm nuk besojmë, ndaj do ju sigurojmë që t’i prekni vetë veprat”

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Dikur shitëse, sot partnerja e një ndër futbollistëve më të përfolur në botë

Shumica e njerëzve nuk besojnë se dashuria ekziston. Për më tepër dashuria me shikim të parë. Mesa është parë...

Të flesh si “bebe” edhe gjatë verës përvëluese

Pagjumësia gjatë natës mbetet një problemi i të gjithë njerëzve në stinën e verës. Kur termometri shënon temperatura të larta të gjithve do të...

Arkitekti projektoi një memorial për të nderuar shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë

Arkitekti Stephen Jacobs, 81 vjeç, ra dakord të punojë për memorialin e vendosur tek parku u Liqenit Artificial në Tiranë pasi mësoi se Shqipëria...

I infektuar me virus, humb jetën drejtori i birrës së famshme shqiptare

Drejtori i Përgjithshëm i birrës Peja ka humbur jetën ditën e djeshme, teksa dyshohet se prej disa ditësh përballej me COVID-19. I ndjeri humbi...

Çfarë shkruanin gazetat serbe për vrasjen e Daut Hoxhës, “shkaktari” i futës italo-greke

Gazetari dhe studiuesi Armand Plaka ka publikuar së fundmi imazhe të rralla për të cilat pretendohet se janë shkak i nisjes së luftës italo-greke. Në...

Lajme të tjera

Web TV