Turqia po kthen në xhami Kishën e Shën Sofisë, reagon Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë: Është mëkat dhe gabim

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Pas vendimit të Turqisë për të kthyer në shami Kishën e Shën Sofisë ka reaguar Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë.

Në deklaratë thuhet se është mëkat dhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste.

Kryepiskopi i Shqipërisë deklaroi se ky vendim bën pjesë në ato veprime tragjike të cilat minojnë shpresën e epokës tonë dhe na kthen pas në vendime të errëta të historisë.

Reagimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë:

ËSHTË MËKAT EDHE GABIM KUR VAJI I FESË PËRDORET PËR TË NDEZUR DHE PËR T’I SHËRBYER QËLLIMEVE NACIONALISTE.

Në lidhje me vendimin e Turqisë për të kthyer në xhami Kishën e Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofinë), Kryepiskopi Tiranës dhe Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastasi deklaroi:

“Ky vendim bën pjesë në ato veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe qytetërimeve.

Ky vendim na kthen pas, në aspekte të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh rolin e praparojës së vonuar kulturore.

Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve.”

Ndërkohë, imami shqiptar Ahemt Kalaja, shkruan në rrjetin social se shkoi haku te i zoti.

Xhamia e pezulluar u kthye ne funksion te rregullt, asgjë për tu shqetësuar përkundrazi shkoi haku te i zoti. Elhamdulilah. Faleminderit Zoti Madh. I pafshi hajrin. Hayirli olsun”

Sjellim në kujtesë se Shën Sofia ka qenë një prej Kishave më të famshme të Kostandinopojës, por pas pushtimit nga osmanët, u shndërrua në Xhami. Në vitin 1934, qeveria turke e kohës dha vendimin për shndërrimin e saj në muze.

Lexo edhe :  Berisha në ‘listën e zezë’ të SHBA/ Halit Valteri: Vetëm fillimi i Reformës në Drejtësi! Askush nuk është i paprekshëm

 


Të fundit

Xhaçka: Shqipëria gati për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në video-konferencën e sesionit të 131-të të Komitetit...

E rëndë/ Automjeti përplas për vdekje këmbësorin në Burrel

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Burrel ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur...

“Mbresëlënëse”/ Rama publikon videon nga stërvitja e “Defender Europe 21”

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetin social “Facebook” momente të stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21”. Me anë të kësaj stërvitje Rama thotë se trupat...

Manastirliu publikon videon: Vijojnë ndërhyrjet për vendosjen e lenteve falas në spitalet publike

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video me dëshmitë e të moshuarve që kanë kryer ndërhyrjet në sy falas...

Policia arreston dy shqiptarët në Selanik: Sekuestrohen 1 400 rrënje kanabisi (Video)

Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë në zonën e Kilkisës në veri të Selanikut në Greqi duke sekuestruar edhe një sasi të madhe rrënjësh...

Lajme të tjera

Web TV