“Do ta pësojmë keq!”/ Ish-deputeti i LSI: Qeveria të marrë këto dy masa kundër pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti përmes një postimi në rrjetet sociale i kërkon qeverisë që të marrë masa që tani në verë për të pasur nën kontroll koronavirusin në vjeshtë dhe në dimër.

Sipas tij, nuk mund të  hyjmë në vjeshtë dhe në dimër me këtë numër testesh dhe shtretërish reanimatorë, pasi do ta pësonim keq.

“Të mos kemi asnjë iluzion! Receta për sigurinë tonë vetjake “Anticovid” do të mbetet e pandryshuar për shumë kohë! Distancim, maskë, higjienë… deri në kufijtë e paranojës për secilin.. Edhe për shumë muaj që do vijnë! Ti thuhet fort dhe qartë ky rregull, kjo mënyrë jetese, mbarë opinionit tonë publik. Tu thuhet njerëzve që kjo nuk ka lidhje fare me hapjen graduale të ekonomisë dhe të shoqërisë! E cila do të vazhdojë sepse nuk mund të ketë kthim prapa..

Por hapja vlen për shoqërinë dhe ekonominë, ndërsa mbyllja me maskë dhe “izolimi” me distancim për secilin duhet të vazhdojë pavarësisht nga hapja graduale. Nëse ne do ti ndajmë qartë këto të dyja, unë jam optimist se do ta përballojmë më lehtë dallgën e vjeshtës të koronavirusit. Ndërkaq një mesazh për qeverinë! Nuk mund të futemi në vjeshtë dhe dimër me këtë numër testesh dhe tamponash.

Përndryshe do ta pësojmë keq. Sepse nuk ka mënyrë tjetër për kontrollin e infeksionit përveç testim, testim, testim, gjurmim dhe izolim i rasteve. Nuk mund të futemi në vjeshtë me këtë numër tamponash dhe shtretërish reanimatorë… Përndryshe do ta pësojmë keq!” shkruan Panariti./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti...

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga Afrika veriore. Në një lidhje “skype”...

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Nisin punimet në Lezhë për ndërtimin e kampit

Marrëveshja Shqiptari-Itali e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia Giorgia Meloni, burime bëjnë me dije se kanë nisur punimet e para të ndërtimit...

Merret VENDIMI / Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën 12:00, zgjodhi me 16 vota...

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë e gabuar sepse largon vëmendjen...

Lajme të tjera

Web TV