Gazetari sportiv akuza Erion Braçes

113 563 lexime

77,506FansaPëlqeje

Pas deklaratave të numrit dy të qeverisë pas derbit Partizani-Tirana, i përfunduar me rezultatin 1-1, ka ardhur një reagim i ashpër nga gazetari sportive, Dritan Lundra.

Sipas Lundrës, futbolli nuk duhet të përzihet me politikën dhe shton më tej se xhaxhai i tij nuk do t’ja falte nëse do të ishte gjallë që e ka quajtur fashist. Lundra deklaron se në 25 vjet gazetari kurrë në jetën e tij nuk ka anatemuar asnjë skuadër. Dhe në fund, gazetari i bën thirrje Braçes që tifozllëkun ta mbajë për vete.

Postimi i plotë:

Te jesh tifoz me një skuadër nuk ka asgjë të keqe. Përkundrazi është gjeja më normale. Por anormal është fakti kur Ju flisni dhe të tjerët nuk kanë mundësinë të përgjigjen, zoti Zv/Kryeministër. Nuk e kam për vete, se unë flas sa herë të dua, por ata që Ju anatemuat nuk kanë gojë flasin, sepse nuk jetojnë më.

Nëse xhaxhai im kampion dhe rekordmen me Tiranën dhe më pas me Partizanin, do ishte gjallë, nuk do të ta falte që e quajte fashist. Gjyshi im ka bërë 2 vjet burg në Ventotene si anifashist, por ja qe ishte tifoz i Tirones dhe nuk besoj se ka ndonjë dosje. Babai po e po me Tironen. Unë se kam fshehur ndonjëherë që kam lindur dhe do vdes tifoz i Tirones. Nuk besoj se kjo perbën ndonjë krim. Mendoj se është diçka normale ashtu sikundër ju jeni i Partizanit. Por në 25 vjet gazetari kurrë në jetën time nuk kam anatemuar asnjë skuadër.

Zoti Braçe para se të jeni Zv/Kryeministër, keni qenë gazetar…..respektojeni këtë mision dhe tifon mbajeni për vete!

Lexo edhe :  Balla: Nuk presim Lulin, nesër hapen listat

Të fundit

Arrestohet udhëheqësi i një prej karteleve më të fuqishme meksikane

Në vetëm një dekadë, Jose Antonio Yepez, alias el Marro, nga vjedhja e kamionëve përfundoi në udhëheqës i Santa...

Meta kujton Arben Zylyftarin: Gjaku i dëshmorëve nuk do bëhet kurrë ujë

Preisdenti i Republikës Ilir Meta ka përkujtuar 20-vjetorin e rënies në krye të detyrës të ish/drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit, kolonel Arben...

FOTO/ Forbes nxjerr raportet, ja cili është klubi më i shtrenjtë në botë

Forbes USA ka përpiluar listën e klubeve më të shtrenjtë në botë dhe Real Madrid është skuadra e parë e futbollit që paraqitet në...

Emmanuel Macron godet me top në kokë një fëmijë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, vizitoi kështjellën Chambord në rajonin e Loire Valley për të monitoruar përparimin e një programi shoqëror për fëmijë dhe...

Makina përplas për vdekje 14-vjeçarin me biçikletë në Tiranë

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë. Burime zyrtare bëjnë me dije se mjeti me drejtues shtetasin I.Z., ka përplasur...

Lajme të tjera

Web TV