Milani kontakton Altin Lalën për Milot Rashicën, 23-vjeçari vishet kuqezi?

113 563 lexime

77,496FansaPëlqeje

Mbyllja e sezonit në Bundesligën gjermane, teksa kampionatet e tjera madhorë të vendeve të Evropës vazhdojnë akoma marshimin drejt fundit të këtij sezoni që po duket pa fund, teksa ka nisur në mes të gushtit të vitit të shkuar e pritet të mbyllet në fund të korrikut të këtij viti, ka bërë që të intensifikohen edhe zërat e merkatos. Një nga emrat më të përfolur ka qenë Milot Rashica.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, do të largohet nga Verder Bremeni gjatë kësaj vere, teksa një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e klubit gjerman. 23-vjeçari ka shkëlqyer gjatë edicionit aktual, 2019-2020 me fanellën e klubit gjerman, teksa ka realizuar 11 gola në 34 ndeshje, duke dhënë edhe shumë pasime për gol. Dhe kjo ka bërë që lista e klubeve që e dëshirojnë Rashicën të shtohet.

E përditshmja italiane “Tuttosport” raporton se Milani ka kontaktuar me menaxherin e Rashicës, Altin Lalën, për ta bindur sulmuesin që të transferohet në “San Siro”. Por, natyrisht, konkurrenca për të siguruar shërbimet e mesfushorit të krahut me tipare sulmuese, është mjaft e ashpër, teksa Borusia e Dortmundit dhe Lajpcigu në Gjermani, Liverpuli në Angli dhe Napoli në Itali, kanë shfaqur interes për të.

Por e përditshmja sportive italiane raporton se interesimi i Milanit është serioz dhe drejtuesit e klubit kuqezi të veriut të Italisë kanë kontaktuar me Lalën, i cili, sidoqoftë, ka spikatur me këmbënguljen e tij për t’i mbajtur “pranë gjoksit kartat e tij”, duke mos pranuar të japë të dhëna për destinacionin e ardhshëm të 23-vjeçarit. Nuk dihet ende se në ç’fazë janë bisedimet midis palëve.

Milot Rashica, i lindur më 1996-ën, ka luajtur 72 ndeshjen me fanellën e Verder Bremenit, duke shënuar gjithsej 24 gola e duke dhënë edhe pasimin për 11 të tjerë. Ai ka luajtur gjithashtu edhe 27 gola me fanellën e përfaqësueses së Kosovës dhe ka shënuar edhe 10 gola. Kujtojmë se, më herët, mesfushori ka luajtur për Kombëtaren kuqezi, përpara se të kalonte nga Kosova.

Të fundit

Tragjedia në Bejrut/Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Jemi pranë popullit libanez

Lidhur me ngjarjen tragjike në Bejrut të Libanit, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shprehur ngushëllime. Ambasadorët Shqiptarë theksojnë se “Humbjet...

“Si i shpëtova shpërthimit apokaliptik në Bejrut”, flet shqiptarja rezidente në Liban

Asgjë nuk ndodh rastësisht në këtë botë! Megjithatë, shumë rastësi të mbledhura bashkë bënë që një shqiptare t’i shpëtojë mrekullisht shpërthimit të tmerrshëm që...

Lezhë/Arrestohen katër persona, ushtruan dhunë mbi efektivin e “Shqiponjave”

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës  të cilët janë përplasur me efektivët duke kundërshtuar dhe goditur punonjësin e forcave “Shqiponja”. Në pranga kanë...

Zgjidh një çelës dhe zbulo se si është personaliteti yt

Personaliteti është një tërësi mënyrash të të menduarit dhe të sjellurit që na dallojnë nga të tjerët. Ai përfshin qëndrimet, mënyrat e lidhjes me...

Bën xhiron e botës/Gruaja lind në momentin e shpërthimit në Bejrut (Video)

Përpos pamjeve trishtuese dhe videove që tregojnë mjaft të shkatërrimit të Bejrutit apo edhe njerëzve që luftonin për të shpëtuar jetën, një video në...

Lajme të tjera

Web TV