Publikohet kalendari i javës së 34-t të Kategorisë Superiore, spikatin disa sfida

113 563 lexime

77,499FansaPëlqeje

Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore, vazhdon marshimin e tij me hapa të shpejtë drejt fundit të këtij sezoni që zgjati përtej çdo parashikimi dhe është mësuar edhe kalendari i ndeshjeve të javës së 34-t, që në varësi të rezultateve mund të kurorëzojë edhe kampionen e re të Shqipërisë.

Gara është futur në një fazë të nxehtë, me kampionatin që po shkon drejt përfundimit dhe skuadrat që tani japin gjithçka për arritjen e objektivave, ndërsa 5 takimet e javës së 34-t do të shtrihen në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Për efekt kalendari, të dy takimet e ditës së shtunë, do të nisin në ora 17:45.

Kështu Luftëtari i rënë prej kohësh edhe matematikisht nga Kategoria Superiore, pret Skënderbeun, që synon Evropën, ndërsa një tjetër skuadër e rënë nga niveli më i lartë i futbollit shqiptar, Flamurtari, është mysafir në kryeqytet, për t’u ndeshur me Tiranën, e cila padyshim fitoren e ka si alternativë të vetme, nëse shpreson ende për titullin.

3 takimet e tjera luhen ditën e diel dhe, duke nisur nga ora 17:45, luhet në Ballsh përballja Bylis-Laçi, me vendasit që tanimë janë më të qetë falë largësisë prej 5 pikësh që i ndan nga Vllaznia e vendit të 8-të, që të çon në zonën e “play-off”-it me më të mirën e vendeve të dyta të dy grupeve të Kategorisë së Parë.

Ndërkaq, dy takimet e fundit luhen të dielën në të njëjtën orë, 20:45, dhe, në Shkodër, Vllaznia pret Kukësin, në një ndeshje ku pritet betejë, pasi vendasit shpresojnë ende të arrijnë Bylisin e vendit të 7-të, ndërsa për verilindorët, një humbje, e ndërthurur me një fitore të pritshme të Tiranës me Flamurtarin, do të nënkuptonte kapitullim në betejën për titull.

Lexo edhe :  Festa e Kurban Bajramit/ Kreu i KMSH: Duhet të jemi të kujdesshëm, të marrim masat e duhura për COVID-19

Fitorja e bardhebluve dhe humbja e Kukësit do ta kurorëzonte automatikisht “kampione” Tiranën, pasi do të shkonte në 7 pikë kryesim, kur mbeten edhe 6 pikë në lojë, ndërsa edhe barazimi në Shkodër do të kishte thuajse të njëjtën pasojë për Kukësin. Në takimin e fundit, Teuta pret në Durrës Partizanin, në takimin që nis në ora 20:45.

Kategoria Superiore – Java e 34-t

Të shtunën, 18 korrik 2020:

Luftëtari – Skënderbeu (17:45)
Tirana – Flamurtari (17:45)

Të dielën, 19 korrik 2020:

Bylis – Laçi (17:45)
Teuta – Partizani (20:45)
Vllaznia – Kukësi (20:45)

/Fjala.al

Të fundit

Roma, nga një amerikan nga Bostoni, tek një amerikan nga Teksasi

Duket se gjysmë miliardë Euro janë një arsye bindëse për të lënë të të ikë nga duart një klub...

Rama solidarizohet me popullin e Libanit: Shkatërrim që të lë pa fjalë

Kryeministri Edi Rama i shpreh ngushëllime e solidaritet popullit të Libanit, që po kalon momente tmerrit pas shpërthimeve të fuqishme. Rama e cilëson këtë një...

Meta pas shpërthimit në Bejrut: Solidarizim me popullin e Libanit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpreh ngushëllime për ngjarjen tragjike të ndodhur këtë mbrëmje në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ku nga dy shpërthime të...

Shpërthimi në Bejrut/Shkon në 50 numri i të vdekurve dhe 2,750 të plagosur

Ka shkuar në 50 numri i viktimave që kanë humbur jetën nga shpërthimi i fuqishëm në Liban. Kjo shifër është konfirmuar nga Ministri i...

Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut i merr jetën politikanit të njohur

Sekretari i përgjithshëm i partisë politike Kataeb, Nazar Najarian është vrarë pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi ditën e sotme në Bejrut.  Najarian ishte në...

Lajme të tjera

Web TV