Raporti i Moody-s për Shqipërinë/ MIE: Ekonomia e qëndrueshme në tregjet ndërkombëtare

113 563 lexime

77,476FansaPëlqeje

Ekonomia në Shqipëri ka pësuar dy goditje të rënda dhe të njëpasnjëshme, përballjen me tërmetin dhe pandeminë nga Covid-19.

Pavarësisht këtyre dy goditjeve të rënda të cilat prekën ekonominë vendase sipas një njoftimi nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë renditja vazhdon të jetë e pandryshueshme në vlerësimet që Moody-s bën lidhur më ekonominë, duke e lënë Shqipërinë në B1 pas emetimit të suksesshëm të Eurobondit në muajin Qershor të këtij viti.

 

NJOFTIMI I PLOTE

Raportet e mëparshme të kompanive ndërkombëtare kanë vlerësuar përmirësimin e profilit makroekonomik, progresin në reformat strukturore dhe institucionale, si dhe konsolidimin fiskal të arritur gjatë viteve të fundit.

Plotësimi më i fundit, që Moody’s i bën vlerësimit të Shqipërisë, ruan të pandryshuar renditjen e Shqipërisë në B1, pas emetimit të suksesshëm të Eurobondit në muajin Qershor të këtij viti.

Vlerësimi i qëndrueshëm, thekson me pozitivitet dhe me renditjen më të lartë ndër indikatorët, ecurinë e institucioneve dhe qeverisjen e vendit. Moody’s sjell në vëmendje të investitorëve veçanërisht angazhimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian, angazhim i konfirmuar edhe nga Këshilli i Bashkimit Evropian në muajin Mars të këtij viti.

Përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për të reduktuar borxhin publik dhe deficitin buxhetor do të vijojnë në koordinim me institucionet ndërkombëtare, për të siguruar konsolidmin fiskal të financave publike shqiptare, menjëherë pas përballimit të situatës së pandemisë. Diversifikimi i ekonomisë dhe burimeve energjetike po vazhdon përmes projekteve novatore në sektor, duke reduktuar varësinë nga burimet ujore.

Paketat e Qeverisë i kanë shërbyer lehtësimit të barrës së biznesit në vend dhe kanë mbështetur qytetarët në këto muaj të pandemisë. Nismat e fundit të Qeverisë do të lehtësojnë klimën e të bërit biznes dhe do të nxisin formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë. Qeveria Shqiptare po angazhohet, të adresojë nevojat e qytetarëve për një rimëkëmbje të ekonomisë, përmes propozimeve në Aktin Normativ të Buxhetit të miratuar këtë javë, ndërkohë që Reforma në Drejtësi nuk ka rreshtuar së qënuri prioritet qeverisës. /Ra.My. Fjala.al/

Lexo edhe :  ILD: Shkeljet e gjyqtarit të Korçës, që liroi të burgosurin e përjetshëm

 

 

 

 

 

Të fundit

“Ku do të shkojë halli jonë”, mijëra emigrantë në pritje për të hyrë në Greqi

Në Kakavijë prej ditësh vijon kaosi i radhëve të gjata të qytetarëve shqiptarë të cilët presin për të kaluar...

Mall për vendlindjen/ Igli Tare rikthehet në Nivicë të Tepelenës

Pas përfundimit të kampionatit italian ku Lazio bëri një paraqitje fantastike duke siguruar dhe pjesmarrjen në Champions League, Igli Tare, kthehet për të kaluar...

Tre të arrestuar brenda 5 orësh/ Policia del me apelin e fortë, nxjerr këto pamje

Policia ka vijuar me kontrollet në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë prej disa orësh, me radar, për të parandaluar shpejtësinë e cila është rrezik potecial për...

Me orgjinë arbëreshe, ka qenë në Shqipëri dhe kishte miqësi me Ali Pashë Tepelenën, 50 fakte për Napoleon Bonapartin

Si sot 251 vjet më parë lindi Napoleon Bonaparti, një nga personazhet më të rëndësishme të historisë së Botës. Strategu më i madh ushtarak...

Aktori Naim Frashëri përkujtohet nga i biri në ditën e lindjes së tij

Aktori Naim Frashëri edhe pse nuk jeton më është përkujtuar sot nga i biri, Anili në ditën e lindjes së tij. Me fjalë shumë të ndjera...

Lajme të tjera

Web TV