Reagon Greqia: Çështja e “Shën Sofisë” jo vetëm greko-turke, të hënën në Bruksel

113 563 lexime

77,489FansaPëlqeje

Një reagim i fortë ka ardhur edhe nga shteti grek lidhur me vendimin e Turqisë për ta kthyer muzeun e “Shën Sofisë” në xhami, ndërtese e cila më parë ka qënë kishë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias tha se kjo çështje do të dikutohet të hënën në Bruksel.

“Atje, Greqia do t’i kërkojë Bashkimit Evropian të ketë një listë të masave shumë të forta kundër Turqisë, në rast se Turqia shkel të drejtat sovrane të Greqisë.” Gjithashtu, nesër ministri do të shkojë me Z. Christodoulidis në Bruksel për një takim me Josep Borrell. Sanksionet nuk do të kenë çështjen e muzeut Shën Sophia.

“Për këtë çështje, duhet të ketë një iniciativë të Unesco-s dhe të Kombeve të Bashkuara, jo vetëm të Greqisë,” tha ai për SKAI.

“Erdogan është në krye të asaj që po ndodh. Madje anulon traditën e vendit të vet. Kjo i kthen shpinën bashkësisë ndërkombëtare dhe rregullave të saj,” shtoi ministri.

Nikos Dendias shton se ky vendim i shtohet një serie veprimesh shumë provokuese kundër Greqisë dhe vendeve të rajonit, nga ana e Turqisë.

“Gjithashtu, ne nuk duhet të injorojmë faktin se ai nuk tregon ndonjë frymë bashkëpunimi sipas ligjit ndërkombëtar”, shtoi ai.

Siç shpjegoi Dendias, “Cështja e Shën Sophia nuk është Greko-Turke, por globale. Eshtë çështje e shfuqizimit të rregullave dhe mosrespektimit të tyre që shqetësojnë komunitetin botëror “.

Për mbrojtjen e të drejtave sovrane dhe shkeljen e tyre, Dendias theksoi se “Evropa duhet të kuptojë se duhet të marrë një pozicion të shpejtë për ta parandaluar, sepse nëse nuk e parandalon, nuk do të pëlqejë atë që do të ndodhë. “Ne i kemi thënë gjithashtu Turqisë se ne nuk do të mbetemi joaktivë”. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Sa pranë, sa larg… Atalanta ëndërron, por Paris SG përmbys “in-extremis”

Sa pranë, sa larg... kështu mund të përmblidhet ajo që me të drejtë mund të quhet edhe “ëndrra e...

Aida Hajna, Byroja Kombëtare e Hetimit, “në hetim”

Zgjedhja e Aida Hajnës si drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit, institucionit që do të hetojë të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj”, u shoqërua me...

Lajmi i fundit/Ishte me Cov*id, 29-vjeçari hidhet nga kati i tretë i spitalit në Tiranë

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur...

Digjet fabrika e prodhimit të paletave në Fushë-Krujë

Një zjarr i madh ka rënë në Fushë-Krujë, pasi ka marrë flakë dhe është djegur fabrika e prodhimit të paletave të drurit. Zjarri ka rënë...

Moti, ja si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Pjesa me e madhe e vendit tonë do të jetë me mot të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të dominojnë në zonat bregdetare. Sipas MeteoAlb...

Lajme të tjera

Web TV