Spektakël në “San Paolo”, shënohen dy gola në Milan-Napoli

113 563 lexime

77,498FansaPëlqeje

Një ndeshje fantastike është duke u zhvilluar në “San Paolo” midis Napolit dhe Milanit.

Kuqezinjtë kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e ’20 të takimit me një gol fantastik nga ana e Theo Hernandez, por 14 minuta më vonë do shënonte Di Lorenzo duke vendosur në baraspeshë rezultatin.

Të dyja ekipet janë duke kaluar një periudhë fantastike pas rikthimit të fubollit pas pandemisë, teksa kanë grumbulluar 4 fitore në 5 ndeshje të zhvilluara.

Milani vjen me moralin shumë të lartë, pasi në dy ndeshjet e fundit kanë mposhtur Juventusin dhe Lacion, ndërsa Napoli ka mposhtur Xhenoan dhe Romën.

Formacionet:

NAPOLI (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic , Koulibaly, Mario Rui; Ruiz, Lobotka, Zielinski; Callejon, Mertens, Insigne.

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Theo; Kessie, Bennacer; Paqueta, Calhanolgu, Rebic.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Makina përplas fëmijën 7-vjeç dhe largohet, kapet pak minuta më pas

Aksident me pasojë një fëmijë të plagosur është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Kozare të Kuçovës. Një mjet, tip...

Shqipëria në flakë, Haki Çako: Zjarret janë të qëllimshme 

Prej disa ditësh Shqipëria po përballet me një situatë alarmante ku qindra hektarë tokë janë përfshirë nga zjarret masive. Në një intervistë për gazetën...

Bilanci tragjik nga shpërthimi në Liban, 78 viktima dhe mbi 4000 të plagosur

Nga shpërthimi tragjik i ndodhur dje në Liban janë shënuar 78 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Një bilanc tragjik, pas atyre pamjeve dramatike,...

Faqet e para/ Pasqyra e shtypit, e mërkurë 5 gusht 2020

Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e mërkurë 5 gusht 2020 që...

Lajme të tjera

Web TV