Video/ “Nuk mund ta mposhtim virusin të ndarë”, përlotet kreu i OBSH

113 563 lexime

77,489FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje për unitet ndërkombëtar për të luftuar pandeminë shkatërruese të botës, në vazhdën e synimit të paralajmëruar të presidentit amerikan Donald Trump për të lënë organizatën.

Sipas ‘Washington Post’, me lot në sy, Tedros tha se armiku i vërtetë nuk ishte vetë virusi por “mungesa e udhëheqjes dhe solidaritetit në nivel global dhe në nivel kombëtar”.

“Sa e vështirë është për njerëzit që të bashkohen për të luftuar një armik të përbashkët që po vret njerëz pa dallim?”, pyeti ai në një konferencë në Gjenevë. “A nuk mund ta kuptojmë se ndarjet ose çarjet midis nesh në të vërtetë janë në dobi të virusit?”.

Tedros tha se në pjesën më të madhe të botës, “virusi nuk është nën kontroll; po përkeqësohet”.

Ai theksoi se sistemet shëndetësore të disa prej vendeve më të pasura në botë janë përmirësuar, ndërsa disa kombe me mjete më modeste kanë pasur sukses në ngadalësimin e përhapjes së virusit.

“Kjo pandemi një herë në një shekull na ka dhënë një mësim kritik: Kur bëhet fjalë për shëndetin, fatet tona janë gërshetuar”, tha ai.

Të mërkurën, administrata Trump filloi procesin e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara – donatori më i madh i organizatës – nga OBSH. Masa është vendosur të hyjë në fuqi brenda një viti./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rekord infektimesh në Indi, 942 vdekje dhe 70 mijë raste të reja me COVID-19

Alarmante numri iraste të reja me coronavirus në 24 orët e kaluara duke kapur shifrën 66,999. Ministria e shëndetësisë...

I shtruar te Infektivi, mësuesi humb betejën me virusin

Një tjetër viktimë regjistrohet në vendin tonë nga virusi famëkeq që po merr jetë përditë në mbarë botën. Së fundmi koronavirusi i ka marrë jetën...

Regjimi 41-biss për Shullazin, avokati i tij letër Metës, Ramës e Ruçit

Avokati i Emiliano Shullazit, Vladimir Meçe ka reaguar sërish sot në lidhje me vendimin e Drejtorisë së Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë për të...

Çfarë la pas stuhia që la në errësirë 1.1 milionë banorë në Chicago

Një stuhi e rrallë me 100 km në orë ka lënë më shumë se 1.1 milion amerikanë të tronditur në të gjithë Midwest-in, pasi...

Aida Hajna, Byroja Kombëtare e Hetimit, “në hetim”

Zgjedhja e Aida Hajnës si drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit, institucionit që do të hetojë të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj”, u shoqërua me...

Lajme të tjera

Web TV