Basha: Rama lojëra të pista, për të tërhequr vëmendjen nga keqmenaxhimi i pandemisë

113 563 lexime

77,499FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur sërish sulme ndaj kryeministrit Edi Rama se po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi në menaxhimin e pandemisë.

Kryedemokrati Basha ka biseduar sot me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, ku mes të tjerash iu ka prezantuar dhe planin e tij për t’i nxjerrë nga kriza e thellë.

“Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre.

Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur Ramavirusi”, shkruan Basha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Avioni çahet në dysh gjatë uljes në pistë, kishte 191 persona në bord

Dy viktima dhe dhjetëra të plagosur nga përplasja me pistën e avionit “Air India” me 191 persona në bord....

Maska me detyrim edhe jashtë

Gjithnjë e më shumë qytete dhe rajone po insistojnë që njerëzit të mbajnë maska jo vetëm në mjedise të mbyllura, por edhe jashtë. Mjaft qytete...

SpaceX lëshon në hapësirë Falcon 9, ja sa satelitë ka në bord raketa

Raketa hapësinore Falcon 9 e kompanisë SpaceX u lëshua nga Kejp Kanaveral në Florida të premten herët, me 57 satelitë Starlink në bord për...

Yuri Kim: Operacionet e SPAK kanë të bëjnë me dënimin e kriminelëve

Pas ambasadës amerikane ka reaguar edhe vetë ambasadorja e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Sipas saj, rastet e rëndësishme shoqërohen me fushata të shtrenjta për...

“Trishtueshëm na ka mbet veç e qeshura jote”/Bes Kallaku humb njeriun e dashur (FOTO)

Aktori i humorit, Bes Kallaku ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një lajm të trishtë. Besi i ka dhënë lamtumirën mikut të tij të...

Lajme të tjera

Web TV