Detajet tronditëse/17 vjeçarja e abuzuar seksualisht: Më kërcënonin se do më trafikonin motrat

113 563 lexime

77,498FansaPëlqeje

Zbardhet dëshmia e 17 vjeçares e cila u drogua dhe shfrytëzua seksualisht nga një grup të rinjsh në Fushë-Krujë.

Vajza është shprehur në deklaratën e saj se është shfytëzuar për 8 muaj  nga katër  të rinjtë, të cilët ditën e djeshme u arrestuan nga policia për  shitje të lëndëve narkotike dhe shfytëzim prostitucioni.

Sipas vajzës historia ka filluar gati 1 vit më parë, që në moshën 16 vjeçare, kur në festën e ditëlindjes së saj disa djem i kishin dhënë kokainë  dhe e kishin abuzuar me të seksualisht.

Ndër të tjera, vajza ka treguar se është dhunuar edhe fizikisht nga djemtë, të cilët e detyronin të kryente marrëdhënie seksuale me ta nën kërcënimin se do ti trafikonin motrat.

Referuar dëshimsë së vajzës, grupi i cili e shfytëzonte kishin tentuar ta trafikonin edhe në Greqi. Vajza është shprehur se ata kanë përfituar nga fakti që ka pasur babain në burg.

“Jam abuzuar seksualisht që kur isha 16 vjeçe. Me jepnin droga të forta dhe më detyronin të kryeja marrëdhënie me ta. Shpesh herë edhe më dhunonin fizikisht. Më parë kam konsumuar hashash. Kur festova ditëlindjen e 16-të një djalë që më ngacmonte më dha kokainë. Ajo më bënte të mos isha e përgjegjshme për veprimet e mia.

Jam shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj. Para akteve seksuale që kryheshin pa vullnetin tim më jepnin drogë. Ata shfrytëzonin faktin që babai im ishte në burg. Kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi. Shpesh më kërcënonin se do abuzonin seksualisht dhe do trafikonin motrat e mia nëse unë i denoncoja”,- rrëfen vajza.

Kujtojmë që ditën e djeshme policia ka vënë në pranga 4 të rinj dhe dy të tjerë që janë shpallur në kërkim për shfrytëzim seksual ndaj 17 vjeçares dhe trafikim i lëndëve narkotike.
Ndërkohë që ditën e sotme, një ditë pas arrestimit të katër personave, mëngjesin e sotëm në banesësn e 17 vjeçares është vendosur tritol nga njëri prej presonve të shpallur në kërkim.

Lexo edhe :  Fuga për Camajn dhe Koliqin: Drama e elitave

/Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Bilanci tragjik nga shpërthimi në Liban, 78 viktima dhe mbi 4000 të plagosur

Nga shpërthimi tragjik i ndodhur dje në Liban janë shënuar 78 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Një bilanc tragjik, pas atyre pamjeve dramatike,...

Faqet e para/ Pasqyra e shtypit, e mërkurë 5 gusht 2020

Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e mërkurë 5 gusht 2020 që...

Horoskopi ditor për sot, e mërkurë 5 gusht 2020

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë 5 gusht 2020. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për...

“Mos bëj si i fortë, mos bëj si budalla”, Alketa Vejsiu thirrje çdo shqiptari nga Italia

Nga qyteti në fshat, Alketa Vejsiu, tha se po kalon pushimet këto ditë në Itali. Nga andej, me një maskë, ajo ka marrë një...

Lajme të tjera

Web TV