Diplomim në kohë pandemie/ Gjermanët na njohin me ceremoninë më “cool”

113 563 lexime

77,485FansaPëlqeje

Kufizimet që çdo shtet ka vendosur për të parandaluar përhapjen e virusit, kanë bërë të mundur anulimin e shumë aktiviteteve në sfera të ndryshme, sidomos nëse bëhet fjalë për grumbullime njerëzish.

Por këto masa duket se nuk e kanë ndaluar dëshirën e disa të rinjve në Gjermani për të kryer ceremoninë e shumëpritur të diplomimit.

Pasi punuan për konceptim për katër muaj, drejtuesit e shkollës u mundësuan nxënësve një ceremoni aspak të zakontë ku u respektuan rregullat e higjienës dhe distancimi fizik. Gjimnazi në Apolda përdori një hapësirë ku shikohen filma nga makina për të zhvilluar ceremoninë e diplomimit.

Drejtoresha e shkollës Birgit Rosner tha se atyre u desh që të anulonin festivalin që zhvillohej në atë hapësirë dhe kështu u erdhi dhe ideja.

“Në këtë mënyrë na erdhi ideja…Mblodhëm 3,000 euro nga sponsora dhe punuam për një koncept higjiene për katër muaj,” shpjegoi ajo.

Rezultati, diplomimi më “cool” në Gjermani, raporton Bild.

Të 46 maturantët u ulën në karrige, të cilat kishin 1.5 metra distancë nga njëra-tjetra në tre rreshta të drejtuar nga skena. Ndërsa, familjarët e tyre qëndruan në 120 makina pas tyre. Edhe distanca e automjeteve ishte e llogaritur.

Maturantët u thirrën në grupe nga tre, ndërsa familjarët e tyre në vend të duartrokitjeve i shoqëruan me një “valë borish” nga makinat.  /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Pogradeci, “kryeqyteti” i verës 2020

Pogradeci është një nga pikat më të preferuara turistike, si për pushuesit vendas, por edhe për ata të huaj....

PAA apel Qeverisë: Mirato pa vonesë paketën e tretë ndihmëse për të papunët dhe të varfërit

Partia Agrare Ambientaliste i kërkon Qeverisë të miratojë një paketë të tretë të ndihmës ekonomike për të papunët, të varfrit dhe bizneset. Në një deklaratë...

Nora Istrefi vjen tërheqëse me pozat nga jahti

Nora Istrefi, këngëtarja e njohur shqiptare është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan shpesh momente nga jeta e saj me ndjekësit e shumtë...

“A i keni trutë në kokë?”/Aida Shtino ‘shpërthen’ ndaj mjekëve të Infektivit: Mbajeni mend se …

Ish-moderatorja e njohur shqiptare Aida Shtino ka reaguar ashpër ndaj mjekëve që po trajtojnë të infektuarit me COVID-19 për sjelljen e tyre. Në një postim...

“S’do ta harroj kurrë”/ Titullari i sezonit të shkuar i jep lamtumirën Partizanit

Zyrtarisht Uilliam Kordeiro Melo nuk do të jetë futbollisti i Partizanit në sezonin e ri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë braziliani përmes...

Lajme të tjera

Web TV