Lame prezanton drejtorin e ri të kadastrës së Vlorës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka shkuar në Vlorë për të prezantuar drejtorin e ri  Andi Binajn, me shpresën se ai do qëndrojë më gjatë sesa paraardhësit e tij.

Në fjalën e rastit para administratës, Lame renditi disa prej problematikave të këtij qarku sa i përket pronave.

Për fat të keq Vlora po paguan kusuret e 30 viteve në papërgjegjshmërinë e pronave.

Askush si në Vlorë kanë qenë probleme procesesh gjyqësore nga 5 e 10 vite. Kanë qenë vendimet e prokurorisë për zbulimin e grabitjes së pronës shtetërore e private. Kanë qenë konflikte civile që kanë mbushur kronikat e zeza të mediave. Vlora nuk është vetëm bregdet por ka shumë zona të mëdha bujqësore dhe blegtoriale.

Procesi i legalizmit nuk ka hequr keq. Janë kryer mbi 10 mijë dhe drejtorit të ri do i dalë detyra për të përshpejtuar këtë proces.

Drejtoria e Vlorës është ndër më të rëndësishmet në Kadastrën Shqiptare, ofron shërbime kadastrrale për tre bashki njëherësh me 106 zona Kadastrale, 28 janë ende pa regjistrim fillestar të pronave me 65 mijë pasuri të paluajtshme”, tha Lame teksa ia dha fjalën drejtorit të ri Andi Binajt.

“Quhem Andi Binaj, lindur dhe banues në qytetin e Vlorës. Kam arsim të lartë në drejtësi. Kam punuar në sektorin e marrëdhënieve me publikun. Duke parë gjendjen e Kadastrës Vlorë, dua ta përmbledh me një fjali: Le të flasin faktet, jo fjalimet”, tha Binaj.

Të fundit

Pse Meta është bërë agresiv? Analisti i njohur zbardh prapaskenat e bujshme

Analisti Ergys Mërtiri ‘në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ theksoi se Meta është bërë agresiv pasi duket qartë se...

Pas daljes nga ‘BBV3’, Ilnisa habit fansat, bën ndryshim drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...

Ky vend u bën thirrjen e fortë qytetarëve: Largohuni menjëherë nga Izraeli

Australia u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Izraeli “nëse është e sigurt për ta bërë këtë”, pas raportimeve të...

SHBA vendos veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur veton për anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB, një lëvizje që qeveria izraelite e ka kundërshtuae me forcë. Një...

Duan të zhdukin “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

NGA Alba Malltezi  Është krijuar tashmë një refren i padrejtë dhe bezdisës për veshët e shqiptarëve, sikur drejtësia, aleatët tanë ndërkombëtarë, duan të “zhdukin” opozitën....

Lajme të tjera

Web TV