Manjola Kajana emërohet si prokurore në SPAK, KLP mblidhet on line

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Mbledhja e 63-të e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është organizuar online si gjithnjë në praninë e të gjithë anëtarëve të Këshillit dhe përfaqësueseve nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS, OPDAT si dhe vëzhguesë tё tjerë tё akredituar.

Pasi ka verifikuar plotësimin e të gjitha kushteve dhe kritereve të parashikuar në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, në referencë të vendimit të tij, nr.137 datë 16.07.2019 “Për miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme”, si dhe të Vendimit të KPA-së , datë 10 korrik 2020, për lënien në fuqi të vendimit nr.162 datë 19.06.2019 të KPK-së “Për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Manjola Kajana”,

Këshilli ka vendosur unanimisht emërimin si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK) znj. Manjola Kajana për një mandat 9 (nëntë) vjeçar pa të drejtë riemërimi.

Me emërimin e saj, SPAK ka aktualisht në strukturën e tij 13 prokurorë nga lista e 15 prokurorëve të zgjedhur nga Këshillin i Lartë i Prokurorisë. Me këtë rast, kryetari Gent Ibrahimi i bëri edhe një herë thirrje organeve të Vettingut për të përshpejtuar afatet për verifikimin e figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale për dy prokurorët e mbetur, Anton Martini dhe Elizabeta Imeraj, pjesë e listës së sipërpërmendur.

Ditën e nesërme, e martë 14 korrik 2020, pritet të zhvillohet edhe ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Ilir Meta.

la.mi/Fjala.al


Të fundit

Shqiptari godet me shuplaka baristen e lokalit dhe kërcënon klientët, ja çfarë thotë policia për të

Një shqiptar në Itali, është kthyer në një shqetësim për klientët dhe punonjësit e një bari ku ishte ulur...

Pas lidhjes me 21-vjeçarin, deputetja shqiptare poston foto duke u puthur me një vajzë

Aktorja e njohur, tashmë deputete e Parlamentit të Kosovës, e Lëvizjes Vetëvendosja, Adriana Matoshi, ka marrë vëmendje të madhe nga mediat rozë për shkak...

Modelja e njohur shfaqet me bikini dhe ‘çmend’ fansat (Foto)

Modelja dhe aktorja nga Kosova, Arta Elezaj, vazhdon të jetë shumë aktive me postime në rrjete sociale. Duke qenë se numëron mbi 200 mijë...

Vendosi shirit me ngjyra për të mbështetur komunitetin LGBT+, UEFA mbyll hetimin për Nojer

Ka bërë shumë përshtypje ngjyra e shiritit të mbajtur nga Manuel Nojer në këtë Europian. Portieri i kombëtares gjermane ka vendosur të tregojë mbështetjen...

Krimi makabër/ Ja çfarë bënte Caroline dhe i shoqi pak orë para vrasjes tragjike (Foto)

Mediat greke kanë publikuar një foto, ku shihet 20-vjeçarja Caroline pak para se të vritej nga i shoqi. Në foton e publikuar, shihet bashkëshorti i...

Lajme të tjera

Web TV